kremlini zelensky mund te vije ne moske por vetem per bisedime serioze 6a317150b180b

Kremlini: Zelensky mund të vijë në Moskë, por vetëm për bisedime serioze

June 16, 2026
1 minut lexim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur për zhvillimet e fundit diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë, përfshirë mundësinë e dialogut me Kievin dhe vizitat e planifikuara të emisarëve amerikanë në Rusi.

Sipas tij, Moska është e gatshme të mirëpresë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nëse ai shpreh gatishmëri për bisedime serioze, ndërsa për momentin nuk ekziston një kanal zyrtar komunikimi mes dy vendeve. Ai shtoi se Rusia ka paraqitur më herët disa pika të mundshme për negociata.

Peskov iu referua edhe vizitës së pritshme të emisarëve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, duke bërë të ditur se ende nuk janë përcaktuar data konkrete. Sipas tij, ata po punojnë aktualisht për një memorandum që pritet të nënshkruhet në Zvicër në fund të kësaj jave, pas së cilës mund të udhëtojnë drejt Moskës.

Në deklarimet e tij u prek edhe samiti i G7, ku ai bëri të ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në takimin që po zhvillohet në Francë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nxirret nga deti mjeti i aksidentit tragjik ne ksamil ku humbi jeten 22 vjecari albiano kreci bllokohen 8 mjete lundruese 6a3170ef2c16e
Lajmi i mëparshëm

Nxirret nga deti mjeti i aksidentit tragjik në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi! Bllokohen 8 mjete lundruese

paris hilton mbeshtet familjet e femijeve te rrahur ne shkolle ku ajo vete ishte viktime e abuzimit 6a31721bb588a
Lajmi i radhës

Paris Hilton mbështet familjet e fëmijëve të rrahur në shkollë, ku ajo vetë ishte viktimë e abuzimit

Të fundit nga

ShkoLartë