1785246688190

Kostovski realizon premtimin: 22 tonë ujë të pijshëm nga Komuna e Butelit mbërrijnë në Gostivar

July 28, 2026
1 minut lexim

Vetëm pak ditë pasi paralajmëroi se Komuna e Butelit do t’i dalë në ndihmë qytetit të Gostivarit për shkak të krizës me furnizimin me ujë, kryetari Darko Kostovski ka bërë të ditur se ndihma tashmë është realizuar.

Sipas njoftimit të publikuar nga Kostovski, donacioni prej 22 tonësh ujë të pijshëm ka mbërritur në Gostivar dhe do të shpërndahet për qytetarët që po përballen me mungesën e ujit.

“22 tonë ujë i pastër ka mbërritur në Gostivar”, ka shkruar Kostovski, duke konfirmuar realizimin e premtimit të bërë disa ditë më parë.

Kostovski gjithashtu ka falënderuar të gjithë këshilltarët dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore nga Komuna e Butelit që kontribuan në sigurimin e kësaj ndihme humanitare.

Ky donacion sipas Kostovskit synon të lehtësojë situatën e qytetarëve të Gostivarit, të cilët prej ditësh po përballen me vështirësi në furnizimin me ujë të pijshëm.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu mbledh te premten lideret e partive ne fokus pergatitjet per seancen konstituive 6a68b35a3423a
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu mbledh të premten liderët e partive, në fokus përgatitjet për seancën konstituive

i pandehur per korrupsion ne zgjedhje kristian shkreli deshmon ne gjyqin ndaj tij nuk kam premtuar asgje per vota 6a68b3cfad8fc
Lajmi i radhës

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli dëshmon në gjyqin ndaj tij: Nuk kam premtuar asgjë për vota

Të fundit nga

Historianët vijnë me propozim për president

Lidhja e Historianëve Dega në Deçan e ka propozuar Armend Mehën për president të Kosovës. Me anë të një shkrese dërguar partive opozitare, kjo Lidhje tregon edhe arsyet e këtij propozimi. “Përcjellje
ShkoLartë