Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar fillimin e rindërtimit të plotë të sallës sportive në Shkollën Fillore “Panajot Ginovski”.
Sipas Kostovskit, projekti do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe parasheh transformim tërësor të hapësirës sportive, e cila prej vitesh ka qenë në gjendje të amortizuar.
“Pas shumë vitesh, salla e vjetër sportive do të mbetet në histori. Po fillojmë me një rikonstruksion të plotë, me dysheme krejtësisht të re dhe shtresë moderne, zhveshtore të reja si dhe renovim të nyjeve sanitare”, ka thënë Kostovski.
Me këtë investim, autoritetet komunale synojnë të sigurojnë kushte cilësore për zhvillimin e të gjitha sporteve shkollore dhe për mbarëvajtjen e pandërprerë të mësimit të edukatës fizike dhe shëndetësore.
Krahas këtij projekti, Kostovski ka paralajmëruar edhe zgjerimin e objektit shkollor, që do të mundësojë zhvillimin e mësimit në një ndërrim të vetëm.
Nga Komuna e Butelit gjithashtu theksojnë se investimet kapitale në arsim mbeten prioritet, me synim përmirësimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor për fëmijët.


