DARKO KOSTOVSKI

Kostovski: Ofensivë e madhe ndërtimore në Butel, Vizbegu po merr pamjen që meriton

November 26, 2025
1 minut lexim

Komuna e Butelit ka intensifikuar punimet në Vizbeg, ku po vazhdon procesi i asfaltimit të rrugëve, në kuadër të ofensivës së madhe ndërtimore që ka përfshirë të gjitha vendbanimet e komunës. Siç ka bërë të ditur kryetari Darko Kostovski, në këtë lagje punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe shumë shpejt do të nisë edhe rikonstruksioni i rrugëve të tjera.

Kostovski thekson se dinamika e projektit është e fuqishme dhe e pandalshme, ndërsa paralajmëron se investimet po shtrihen njëkohësisht edhe në vendbanime të tjera të Butelit, të përfshira në planin e gjerë të zhvillimit infrastrukturor.

“Po asfaltojmë dhe po rikonstruktojmë rrugë, duke investuar dhjetëra mijëra denar, me qëllim që çdo lagje të marrë kushtet që meriton”, ka thënë Kostovski.

Sipas Kostovskit, Buteli po ecën me vendosmëri drejt përmirësimit të standardeve të jetesës dhe infrastrukturës moderne për të gjithë qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli nis nje operacion te ri ne bregun perendimor 6926cbd32162f
Lajmi i mëparshëm

Izraeli nis një operacion të ri në Bregun Perëndimor

analiza e cnn plani i shba se per perfundimin e luftes ne ukraine ja 3 ceshtjet kritike qe mund te sjellin finalizimin e marreveshjes ose fundin e negociatave 6926cd89096b0
Lajmi i radhës

Analiza e CNN/ Plani i SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë, ja 3 çështjet kritike që mund të sjellin finalizimin e marrëveshjes ose fundin e negociatave

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë