kostovski nxenesit me vellezer e motra ne penko do te kene mundesi te regjistrohen 6a96a3e0d48a9

Kostovski: Nxënësit me vëllezër e motra në “Penko” do të kenë mundësi të regjistrohen

September 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka thënë se zgjidhja për çështjen e nxënësve të shkollës “Penko” është që ata fëmijë të cilët kanë motër apo vëlla në atë shkollë do të mund të regjistrohen në “Penko”, ndërsa ka shtuar se qëllimi i tyre është vetëm sigurimi i mësimit kualitativ.

“Nuk mendoj se askush është i diskriminuar dhe më vjen keq që ju dha konotacion etnik për shkak se nuk ka të bëjë aspak me atë që dikush dëshiron ta paraqes. Ajo që është me rëndësi, është se për të gjitha shkollat, edhe për këtë, por shoh edhe në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit ta respektojmë organizimin territorial që është votuar edhe nga komuna e Butelit. Disa struktura po mundohen të arrijnë diçka që nuk po e di se çka, nuk votuan as kundër atij vendimi… Të konkretizoj në shkollën “Penko” ka katër paralele me nga 22-23 nxënës nga ajo që e di. Deri vjet kishim 5 paralele me nga 35 nxënës me proces arsimor jokualitativ, kështu që do ta parashtroja si pyetje, pse nuk pyeten prindërit e Butelit, që fëmijët e tyre ju mësojnë në Penko, çfarë mësimi dëshirojnë, gjegjësisht dëshirojnë mësim kualitativ, ndërsa paralelisht kemi kushte nga komuna nga ku vijnë këto nxënës një numër të cilët nuk janë pranuar, vetëm 400 metra është shkolla Imri Elezi ku janë të gjitha kushtet që të mësojnë këtë fëmijë”, tha Darko Kostovski, duke shtuar se nuk do të thotë se është tejkaluar problemi, por se i njëjti nuk ka ekzistuar.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ФОТО 4
Lajmi i mëparshëm

Kostovski bashkë me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit Janevska sot në Butel shënuan ditën e parë të shkollës

mickoski ne shkollen e mesme te policise 7 maji do te kete paralele ne gjuhen shqipe 6a96a52da37b8
Lajmi i radhës

Mickoski: Në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe

Të fundit nga

ShkoLartë