ФОТО 4

Kostovski bashkë me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit Janevska sot në Butel shënuan ditën e parë të shkollës

September 1, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, shënuan sot fillimin e vitit të ri shkollor në SHFK “Aco Shopov”.

Dita e parë e shkollës u shënua me veçanërisht me gëzim për nxënësit e klasave të para, të cilët për herë të parë u ulën në bankat shkollore.

ФОТО 2

Sipas Kostovskit, në shkollën “Aco Shopov” po realizohen edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore. Në fazën përfundimtare është zgjerimi i shkollës, ndërsa paralelisht po ndërtohet edhe një pishinë e re e mbyllur.

Komuna e Butelit ka siguruar edhe këtë vit çantë me pajisjet e nevojshme shkollore dhe uniformë për çdo nxënës të klasës së parë në shkollat fillore komunale.

Kostovski u uroi të gjithë nxënësve një vit të suksesshëm shkollor, me shumë dije, miqësi dhe momente të bukura.

ФОТО 5

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tupac fliste shpesh per vdekjen 30 vjet pas vrasjes fjalet e tij marrin tjeter kuptim 6a96a13ce35b3
Lajmi i mëparshëm

Tupac fliste shpesh për vdekjen, 30 vjet pas vrasjes fjalët e tij marrin tjetër kuptim

kostovski nxenesit me vellezer e motra ne penko do te kene mundesi te regjistrohen 6a96a3e0d48a9
Lajmi i radhës

Kostovski: Nxënësit me vëllezër e motra në “Penko” do të kenë mundësi të regjistrohen

Të fundit nga

ShkoLartë