DARKO KOSTOVSKI

Kostovski: Nisin punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Luboten dhe Lubancë

December 2, 2025
1 minut lexim

Punimet për ndërtimin e ujësjellësit në Luboten dhe Lubancë po avancojnë me dinamikë të shkëlqyer, ka njoftuar kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski. Ai bashkë me ekipin e komunës ka bërë sot inspektimin e punimeve në terren, duke e cilësuar projektin si “historik dhe shumë të rëndësishëm për banorët e këtyre dy vendbanimeve”.

Sipas Kostovskit, pavarësisht dyshimeve dhe kundërshtimeve të vazhdueshme nga oponentët politik, projekti tashmë është realitet. Aktualisht po punohet në vendosjen e gypave në krahun e dytë të ujësjellësit në drejtim të rezervuarit të Lubotenit, ndërsa në një periudhë të shkurtër janë vendosur qindra metra tubacion në dy seksione të ndryshme të kësaj trase.

“Financimi për realizimin e projektit është siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila ka ndarë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për këtë investim kapital që do t’u sigurojë banorëve ujë të pastër të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit të Shkupit”, ka thënë Kostovski.

Kostovski gjithashtu ka shprehur falënderime për kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, për mbështetjen e madhe në realizimin e këtij projekti me rëndësi të jashtëzakonshme për komunën dhe banorët e kësaj zone.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rmv padi per ish drejtorin pasi i ka shkurtuar per 3 500 denare rrogat e punetoreve 692eaa342fbde
Lajmi i mëparshëm

RMV, padi për ish-drejtorin pasi i ka shkurtuar për 3 500 denarë rrogat e punëtorëve

gerasimovski inspektohen 30 kantiere ndertimi ne qender u vendosen 24 gjoba nga 1300 deri ne 1800 euro 692eb14ed1911
Lajmi i radhës

Gerasimovski: Inspektohen 30 kantiere ndërtimi në Qendër, u vendosën 24 gjoba nga 1,300 deri në 1,800 euro

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë