KOSOTOVSKI

Kostovski me super-investimin në Butel 2: Pas 60 vitesh, ngrihet kopshti modern për 200 fëmijë!

February 19, 2026
1 minut lexim

Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë në lagjen Butel 2 ka hyrë në fazën përfundimtare. Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Butel, Darko Kostovski, i cili së bashku me zëvendësministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, realizuan inspektim në terren të punimeve ndërtimore.

Sipas autoriteteve komunale, objekti i vjetër i ndërtuar në vitin 1964 është rrënuar, ndërsa në vend të tij po ndërtohet një godinë e re moderne me sipërfaqe prej 1.800 metra katrorë. Kopshti i ri do të ketë tre hyrje, shtatë dhoma qëndrimi me shtatë dhoma gjumi, dy hapësira shtesë me dhoma të përbashkëta gjumi si dhe një hapësirë të veçantë për çerdhe.

Në objekt parashihen edhe dhomë izolimi, hapësirë për infermiere dhe kuzhinë qumështi. Sipas komunës, kopshti do të përmbushë të gjitha kushtet për sistemimin e rreth 200 fëmijëve.

Nga Komuna e Butelit thonë se ky projekt paraqet investimin më të madh kapital në Butel 2 dhe realizon një nga kërkesat kryesore të banorëve. Kryetari Kostovski shprehu kënaqësi për ecurinë e punimeve, duke theksuar se mbetet i përkushtuar për sigurimin e kushteve sa më të mira për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë në të gjitha vendbanimet e komunës.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vuciqin e kaplon frika ekspertet flasin per bashkepunimin kosove shqiperi kroaci 6996f1cacaeff
Lajmi i mëparshëm

Vuçiqin e kaplon frika, ekspertët flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Të fundit nga

ShkoLartë