DARKO

Kostovski inauguron mega parkun prej 10 mijë metra katrorë në Radishan (VIDEO)

October 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka njoftuar për hapjen e një mega parku të ri në lagjen Radishan, projekt ky që ishte një nga kërkesat më të mëdha të banorëve për dekada me radhë.

Sipas Kostovskit, parku i ri shtrihet në një sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë, ndërsa përfshin një shesh të madh dhe shtigje për këmbësorë me hapësirë prej 4.000 m², si dhe një kënde lojërash modern për fëmijët me pajisje bashkëkohore dhe dysheme të butë për siguri maksimale.

Gjithashtu, parku është i pajisur me ndriçim modern LED, sistem të posaçëm ujitjeje automatike, dhe 6.000 m² gjelbërim që i jep hijeshi të veçantë hapësirës.

“Bashkëqytetarët e mi morën më në fund atë që e prisnin me dekada. Jam i bindur se ky do të jetë vendi i ri qendror i Radishanit, ku të gjithë do të mblidhemi dhe do të shoqërohemi,” ka shkruar Kostovski në postimin e tij në Facebook.

Vlera totale e projektit arrin në 19.993.529 denarë, ndërsa Kostovski theksoi se Komuna e Butelit “do të vazhdojë të krijojë të ardhme përmes veprave që qytetarët i meritojnë.”

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te dua lufta mbaroi bisedat e para te pengjeve izraelite me te afermit e tyre pas 738 ditesh ne duart e hamasit 68ecc9d42b0c9
Lajmi i mëparshëm

“Të dua, lufta mbaroi” – Bisedat e para të pengjeve izraelitë me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit

te dua po kthehesh ne shtepi bisedat e para te pengjeve me te afermit e tyre pas 738 ditesh ne duart e hamasit 68eccb860596c
Lajmi i radhës

“Të dua, po kthehesh në shtëpi”, bisedat e para të pengjeve me të afërmit e tyre pas 738 ditësh në duart e Hamasit

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë