Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar fillimin e një prej projekteve më të mëdha të gjelbërimit në Shkup, ndërtimin e “Mega Parkut” në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe kryetarin Orce Gjorgjievski.
Sipas Kostovskit, hapësira e lënë pas dore ndër vite do të shndërrohet në një park modern dhe funksional me shumë përmbajtje për të gjitha moshat, sipërfaqe të gjelbra, sheshe, kënde lojërash për fëmijë, shtigje për ecje dhe zona fitnesi në natyrë.
“Investimi në hapësira të gjelbra është investim në shëndetin dhe të ardhmen e qytetit”, ka theksuar Kostovski.
Paralelisht me këtë projekt, Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit do të realizojnë edhe një valë të re investimesh infrastrukturore, ndërtimin e rrethrrotullimit në kryqëzimin e rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”, si pjesë e planit për rregullimin e 50 kryqëzimeve kritike në Shkup.
Po ashtu, është paralajmëruar rikonstruksioni i plotë i rrugëve “Butelska” dhe “Radishanska”, me asfalt të ri, trotuare moderne, ndriçim rrugor dhe kanalizim atmosferik për zgjidhjen përfundimtare të problemeve me përmbytjet.
Në mesin e projekteve më të gjera që pritet të realizohen janë edhe rindërtimi i Rrugës së Vjetër të Kaçanikut, zhvillimi i Zonës Ekonomike Vizbegov, si dhe revitalizimi i lumit Serava me korridore të gjelbra, shtigje çiklizmi dhe ecjeje.


