Komuna e Butelit ka intensifikuar punimet infrastrukturore, ndërsa sot kryetari Darko Kostovski njoftoi vazhdimin e asfaltimit të rrugëve në lagjen Vizbeg. Sipas tij, projektet në terren po zhvillohen me dinamikë të lartë dhe pa asnjë ndërprerje.
“Çdo ditë sjell projekte të reja. Nuk ka ndalesë kur punojmë për qytetarët e Komunës së Butelit,” ka thënë Kostovski, duke theksuar se asfaltimi dhe rikonstruktimi i rrugëve është pjesë e një ofensivë të gjerë ndërtimore që përfshin edhe vendbanimet e tjera të komunës.
Kosotovski gjithashtu ka shtuar se investimet e parashikuara kapin vlerën e 1 milion e gjysmë denarëve, ndërsa qëllimi kryesor mbetet zhvillimi i njëtrajtshëm dhe i barabartë i të gjitha pjesëve të Butelit.
Komuna Sipas Kostovskit paralajmëron se projektet infrastrukturore do të vijojnë me intensitet gjatë gjithë periudhës së ardhshme.


