kosove slloveni formacionet zyrtare 68e944bdb75c1

​Kosovë – Slloveni, formacionet zyrtare

October 10, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e tretë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026, raporton KosovaPress.

Trajneri Franco Foda, në konferencën para ndeshjes ka theksuar se ekipi është në gjendje shumë të mirë dhe se të gjithë lojtarët, përveç mbrojtësit Lumbardh Dellova, janë të gatshëm për lojë.

Nga ana tjetër, trajneri slloven Matjazh Kek ka pranuar se atmosfera e zjarrtë në Prishtinë do të jetë një motiv shtesë për lojtarët e tij.

Takimi do të gjykohet nga arbitri italian Marco Guida, me ndihmësit Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Chiffi. Sistemin VAR do ta menaxhojë Marco Di Bello, i asistuar nga Valerio Marini.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur pasi janë shitur të gjitha biletat që ishin ne dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Hajdari, Aliti, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija; Muriqi, Rrahmani

Sllovenia: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkusic, Karnicnik; Seslar, Cerin, Elsnik, Stojanovic; Gradisar, Sesko 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ballanca ne detyre 3 vite pertej mandatit te henen kuvendi shpall vakancen per avokatin e popullit 68e94455cecd0
Lajmi i mëparshëm

Ballanca në detyrë 3 vite përtej mandatit, të hënën Kuvendi shpall vakancën për Avokatin e Popullit

flet vellai i nezir mehmetajt pas lirimit nga burgu serb 68e944c1c2722
Lajmi i radhës

Flet vëllai i Nezir Mehmetajt pas lirimit nga burgu serb

Të fundit nga

Portugezi tundohet nga Barcelona

Zhvillime të rëndësishme lidhur me negociatat Zhoao Kanselo–Inter. Klubi zikaltër ka arritur një marrëveshje parimore me Al Hilal-in e Simone Inzagit për transferimin e lojtarit në huazim, me arabët të gatshëm të
ShkoLartë