kosova vazhdon me fitore ne landesliga 68c735f43bdb3

Kosova vazhdon me fitore në Landesliga

September 14, 2025
1 minut lexim

FC Kosova e Duselddorfit është kthyer në formën më të mirë duke vazhduar me fitoren në Landesliga në futboll.

“Rikthim madhështor i FC Kosova – Fitore 3:0 ndaj SG Unterrath!

FC Kosova është rikthyer fuqishëm! Ekipi ynë i zemrës arriti një fitore të shkëlqyer 3:0 ndaj kundërshtarit të fortë, SG Unterrath. Djemtë tanë zhvilluan një ndeshje të kontrolluar në çdo aspekt – nga loja e bukur, krijimi i rasteve, shënimi i golave e deri te mbrojtja solide.

Me këtë fitore u rikthye jo vetëm besimi i lojtarëve por edhe mbeshtetja e sportdashësve. 

Golat për FC Kosovën u shënuan nga:
R. Callan në minutën e 38-të
E. Zendeli në minutën e 48-të
F. Ahmeti në minutën e 90-të, i cili vulosi fitoren e madhe.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për ekipin, duke përfshirë edhe suksesin në mesjavë për Kupë. Në këto ndeshje janë shënuar plot 11 gola dhe janë pësuar vetëm 3. Aktualisht, FC Kosova renditet në vendin e 7-të me 9 pikë, vetëm 2 pikë larg kreut të tabelës.

Ekipi ynë ka rast që në tre javët e ardhshme të kapë kreun e tabelës pasi favorizohet nga shorti dhe mbi të gjitha nga dëshira dhe shpirti i garēs.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në transfertë ndaj Mennrath, të premten më 19 shtator, ora 20:00. dhe me pak kujdes, forcë edhe fat mundemi te rrëmbejmë kreun e tabelës”, njofton FC Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reformat ne gjyqesor kurtishi politika faktori kryesor i deshtimit 68c733911555b
Lajmi i mëparshëm

Reformat në gjyqësor, Kurtishi: Politika, faktori kryesor i dështimit

profesori murtezaj me sundimin e ligjit ne veriun e kosoves shteti tregoi mesazhin e forces keto jane perpjekjet serbe per ta penguar 68c736012bbcf
Lajmi i radhës

Profesori Murtezaj: Me sundimin e ligjit në veriun e Kosovës, shteti tregoi mesazhin e forcës; këto janë përpjekjet serbe për ta penguar

Të fundit nga

ShkoLartë