kosova u20 zvicra ne cerekfinale te evropianit divizioni b 68783840106b5

Kosova U20 – Zvicra në çerekfinale të Evropianit Divizioni B

July 17, 2025
1 minut lexim

Pas përfundimit të garave në grupe, janë përcaktuar çiftet çerekfinale në FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B.

Dardanët e rinj për herë të parë depërtuan në mesin e tetë më të mirëve.

Kosova kishte tri fitore e një humbje, duke përfunduar e dyta në Grupin D pas Turqisë.

Pikërisht ndaj kësaj të fundit pësuan humbjen e vetme që erdhi pas tri fitoreve radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë.

Dardanët në çerekfinale do të përballen me Zvicrën.

Zvicra ishte e para në Grupin C, edhe pse kishte tri fitore e dy humbje, por me koshdallim më të mirë, pasi edhe Holanda, Austria e Danimarka kishte nga tri fitore e dy humbje.

Takimi do të zhvillohet të premten, derisa ora do të përcaktohet më vonë.

Fituesi i ndeshjes Kosova-Zvicra në gjysmëfinale përballet me fituesin e ndeshjes Letonia-Britania e Madhe.

Kjo është hera e parë që Kosova U20 hyri në mesin e tetë më të mirave. Njëkohësisht suksesi më i madh te gjeneratat e reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sherr ne tirane te rinjte sulmojne nje person me shkopinj bejzbolli i riu shtrohet me urgjence ne gjendje te rende 687837c8bdbc6
Lajmi i mëparshëm

Sherr në Tiranë, të rinjtë sulmojnë një person me shkopinj bejzbolli. I riu shtrohet me urgjencë në gjendje të rëndë

izmaku takimi kurti limaj kete fundjave presim epilog pozitiv 68783843485b8
Lajmi i radhës

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Të fundit nga

​Kriza në Tottenham dhe lufta për mbijetesë

Situata te Tottenhami është kthyer në një enigmë të vërtetë futbollistik, ku skuadra po përjeton një krizë të papritur në Premier League, ndërkohë që ende garon në majat e Evropës. Igor Tudor
ShkoLartë