kosova u19 e pesta ne evropianin ne gjeorgji 687cf1949d0bc

Kosova U19 e pesta në Evropianin në Gjeorgji

July 20, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të dielën paraqitjen në Kampionatin Evropian në Telavi të Gjeorgjisë.

Hendbollistet e Kosovës U19 përfunduan në pozitën e pestë të Evropianit B, që është suksesi më i madh i ekipeve tona kombëtare për grupmosha të reja në kampionate kontinentale.

Kosova U19 e përfundoi Kampionatin Evropian B me katër fitore e dy disfata.

Në fazën grupore vajzat tona fituan bindshëm ndaj Bullgarisë dhe Gjeorgjisë. Ndërkohë pësuan nga Ukraina dhe Sllovakia, finalistet e Evropianit. Vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Ukrainës paraqitja e Kombëtares sonë nuk ishte në nivelin e pritur. Me Sllovakinë, vajzat tona luajtën ndeshje të fortë dhe të barabartë, ndonëse pësuan në fund.

Pasi u mungoi fati për kualifikim në gjysmëfinale, hendbollistet tona të reja shënuan dy fitore për të përfunduar në pozitën e pestë.

Fillimisht fituan 35:26 ndaj Izraelit e të dielën fituan edhe ndaj Luksemburgut.

Në ndeshjen ndaj Luksemburgut, Kosova U19 fitoi me rezultat 25:21.

Arjeta Imeraj ishte më efikasja me 7 gola. Nga 4 i shënuan Orgesa Gola e Diona Dresh. Por të gjitha lojtaret dhanë kontribut në fitoren e rëndësishme.

Federata e Hendbollit e Kosovës uron vajzat dhe shtabin teknik për këtë sukses.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siguria detare bllokohen 30 mjete lundruese ne shqiperi shpetohen 13 persona 687cf11d0b953
Lajmi i mëparshëm

“Siguria detare”: Bllokohen 30 mjete lundruese në Shqipëri, shpëtohen 13 persona

mustafa ne 2017 largova 9 ministra per te respektuar kushtetuten 687cf197c0f5b
Lajmi i radhës

Mustafa: Në 2017 largova 9 ministra për të respektuar Kushtetutën

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë