kosova u18 ne turneun e rendesishem ne belgjike 6941d176590f0

Kosova U18 në turneun e rëndësishëm në Belgjikë

December 16, 2025
1 minut lexim

Një tjetër angazhim ndërkombëtar do të ketë Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë).

Të mërkurën (nesër) në mëngjes, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve udhëton për në Belgjikë, ku do të paraqitet në turneun “4 Nations”.

Turneu mbahet në Lokeren, ndërsa pos Kosovës e Belgjikës do të marrin pjesë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Koordinatori i grupmoshave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e hendbollistëve të ftuar. Qerimi do të asistohet nga Arben Parduzi.

Menjëherë të mërkurën nga ora 18:00, Kombëtarja jonë e luan ndeshjen me Luksemburgun.

Të enjten prej orës 18:00 është ndeshja mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Ndërkohë ndeshja mes Belgjikës dhe Kosovës U18 është të premten nga ora 16:00.

Ky turne vlerësohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejmë të hendbollistëve tanë të rinj.

Lista e lojtarëve:
Diar Zekaj KH Deçani
Valdrin Rashica KH Vushtrria
Eris Beqiri KH Trepça
Olt Bajrami KH Besa Famgas
Lorik Kelmendi TSV Weinsberg
Ajan Muqolli KH Besa Famgas
Lum Xhemajli KH Prishtina
Ledion Bytyqi Forbach Moselle-Est Handball
Art Parduzi Metz Handball
Leon Kelmendi TSV Weinsberg
Orges Mavraj KH Istogu
Erion Bajramaj KH Prishtina
Xhafer Alimusaj KH Deçani
Florent Mavraj KH Istogu
Ali Bajqinovci KH Prishtina
Arbian Thaqi HSC 2000 Coburg
Adis Vula KH Vëllaznimi

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne rastin e ballukut spak u tregua politik curri ne janar rama mund te 6941d11560def
Lajmi i mëparshëm

“Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…

per 14 ore po nuk e zevendesuat flamurin e grisur ju shkarkoj mitro cela tregon historine me azemin pas kthimit nga greqia para na doli polici me mustaqe kur 6941d24e67d5c
Lajmi i radhës

“Për 14 orë po nuk e zëvendësuat flamurin e grisur, ju shkarkoj”, Mitro Çela tregon historinë me Azemin pas kthimit nga Greqia: Para na doli polici me mustaqe kur…

Të fundit nga

ShkoLartë