kosova njesoj si italia dhe turqia ja sa gola duhen per te arritur direkt kualifikimin 69190f16090a4

Kosova njësoj si Italia dhe Turqia, ja sa gola duhen për të arritur direkt kualifikimin

November 16, 2025
1 minut lexim

Kosova arriti një fitore historike ndaj Sllovenisë me rezultatin 0:2, duke siguruar “play-off”-in e Botërorit 2026, ndërkohë në aspektin matematikor, ekziston një hipotezë e çmendur, që “Dardanët” të synojnë vendin e parë, edhe pse në praktikë kemi të bëjmë me një… mision i pamundur.

Përfaqësuesja e Franko Fodës, ndodhet në pozita thuajse të njëjta me Italinë dhe Turqinë.

Të kaltërve të Gatuzos i duhet të mposhtin me 9 gola diferencë Norvegjinë, për t’i rrëmbyer vendin e parë!

Turqia duhet të mposhtë me 7 gola diferencë Spanjën, për ta mbyllur grupin në vendin e parë, ndërkohë që Kosova duhet të triumfojë me 6 gola diferencë ndaj Zvicrës, për t’i parakaluar në renditje helvetët.

Hipoteza këto në kufijtë ekstreme të çmendurive!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama uron dy kombetaret me shqiponjen dy krenare 69190eb608665
Lajmi i mëparshëm

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

alarm per bombe ne prishtine policia bllokon rruget 69190f22a4080
Lajmi i radhës

Alarm për bombë në Prishtinë, policia bllokon rrugët

Të fundit nga

ShkoLartë