kosova ngjitet ne vendin e 65 te reagon gervalla 68f29b608a543

Kosova ngjitet në vendin e 65-të, reagon Gërvalla

October 17, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka ndarë një lajm të rëndësishëm në rrjetin social Facebook, duke theksuar progresin domethënës që ka arritur Kosova në arenën ndërkombëtare përmes një treguesi konkret: fuqizimi i pasaportës së saj.

Sipas raportit vjetor të Indeksit të Pasaportave Henley, Republika e Kosovës është renditur në vendin e 65-të në botë për nga liria e lëvizjes, një ngritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2021, kur ndodhej në vendin e 108-të.

Postimi i plotë:

Pasaporta e Kosovës vazhdon të ngjitet në renditjet globale. Sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley, Republika e Kosovës renditet në vendin e 65-të, nga i 108-ti në vitin 2021. Progres ky që pasqyron efektin e liberalizimit të vizave Shengen dhe diplomacinë tonë të qëndrueshme e të disiplinuar me partnerët kudo në botë.

Rritja në indeks përkthehet në udhëtim më të shpejtë dhe më pak barriera për studentët, sipërmarrësit, profesionistët dhe familjet; më shumë shkëmbime akademike e kulturore; më shumë investime dhe turizëm; si dhe lidhje më të forta të bizneseve tona me tregjet evropiane dhe botërore.

Ky rezultat është gjithashtu tregues i konsolidimit institucional: standarde më të larta të sigurisë së dokumenteve, bashkëpunim më i ngushtë në menaxhimin e kufijve, modernizim i shërbimeve konsullore dhe përputhje më e mirë me praktikat ndërkombëtare.

Më shumë lëvizshmëri për qytetarët tanë. Më shumë besueshmëri dhe peshë ndërkombëtare për Republikën e Kosovës.⁩

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhytesja turke shahika ercumen rekordin e saj boteror ia dedikon gazes 68f29b57909c6
Lajmi i mëparshëm

​Zhytësja turke Shahika Ercumen rekordin e saj botëror ia dedikon Gazës

protesta mbarekombetare ne tirane per uck ne grenell haga eshte jashte kontrollit 68f29c0328c60
Lajmi i radhës

Protesta mbarëkombëtare në Tiranë për UÇK-në, Grenell: Haga është jashtë kontrollit

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë