kosova nen masa franca e italia akuzohen per standard te dyfishte 694048bfb5d76

Kosova nën masa, Franca e Italia akuzohen për standard të dyfishtë

December 15, 2025
min lexim

Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar kohë më parë se masat ndaj Kosovës do të hiqen. Ky premtim ishte thënë se do të bëhej kur të kryhet transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore. Mirëpo, duket se as ky premtim nuk do të realizohet.

Përkundër kësaj, kundërshtimet veҫse janë thelluar. Kështu, Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës.

Franca ka shprehur dyshime nëse palët kanë ndërmarrë hapa të sinqertë për de-eskalim në veri gjatë vitit 2025. Ndërsa, Italia nga ana tjetër, sipas diplomatëve, është shprehur se duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve të dhjetorit para se të avancohet me heqjen “graduale” të masave.

Këtë vendim të shteteve evropiane ndaj Kosovës e ka komentuar Ade Clewlow, ish oficer ndërlidhës i KFOR-it me Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Ai thotë se ky lajm nuk është për tu habitur pasi dihet marrëdhënia e Francës me Serbinë.

Clewlow: Si Franca ashtu edhe Italia e injorojnë dëmin që po i shkaktojnë perspektivave për paqe në Ballkanin Perëndimor

“Ky lajm nuk është për t’u habitur. Franca ka një marrëdhënie të ngushtë me Serbinë dhe duket se është e prirur të shfrytëzojë rolin e saj në BE për të vazhduar ndëshkimin e Kosovës. Si Franca ashtu edhe Italia e injorojnë dëmin që po i shkaktojnë perspektivave për paqe në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti në Kosovë”, vlerëson ai.

Image

Ade Clewlow

Oficeri britanez dhe miku i Kosovës, vlerëson se mbajtja e këtyre masave ndëshkuese kundër Prishtinës vetëm sa përforcon ndjenjën për shumicën e vëzhguesve të arsyeshëm se brenda BE-së ka një paragjykim ndaj Beogradit.

“Këto veprime nuk bëjnë asgjë pozitive për të sjellë një zgjidhje për situatën. Së bashku me pesë vendet që nuk e njohin, Franca dhe Italia po e ndihmojnë në mënyrë aktive misionin e Serbisë për të minuar perspektivat për paqe në rajon”, thotë ai për ‘Bota sot’.

Këtë situatë të krijuar ndaj Kosovës e ka komentuar edhe njohësi i ҫështjeve politike, Gani Qarri. Ai thekson se është më shumë, se vetëm e habitshme se si Bashkimit Evropian në njërën anë këmbëngul se gjoja ekziston marrëveshja ligjërisht obliguese për të dy palët, por në anën tjetër kërkon vetëm nga Kosova përmbushjen e saj.

Qarri: Franca e Italia, siç duket të indoktrinuar pariparueshëm nge helmi i injektuar prej matrapazit Edvin Kristaq Rama

“Duke filluar nga pika më delikate si ajo nën numrin rendor 7, që parasheh “zajednicën” derisa Serbia, edhe me letër zyrtare dërguar BE-së, deklarime publike dhe veprime praktike përveçse nuk e njeh shtetin e Kosovës, konsideron se nuk ka as për obligim-zbatimin e marrëveshjes”, e përkundër të gjithave, masat shtrënguese i vendosen vetëm Kosovës dhe derisa nga Bashkimi Evropian deklarojnë se masat pritet të hiqen, ato jo vetëm se nuk janë hequr ende, por për habi, vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe pas vendosjes së kryetarëve minoritar, në veri të vendit tonë, që paraprakisht përmendej si kusht, për heqjen e masave ndaj Kosovës”, vlerëson Qarri.

AI thotë tutje se, me gjithë dakordimin e arritur mes shteteve anëtare që gjatë ditëve në vijim, masat ndaj Kosovës të hiqen gradualisht, për habi vendet si ‘Franca e Italia, siç duket të indoktrinuar pariparueshëm nge helmi i injektuar prej matrapazit Edvin Kristaq Rama me projektin fantazmë për të ashtuquajturin “asociacion” serb, të dërguar pa asnjë konsultim me Kosovën, presidentit francez Macron, dhe të pompuar me qëndrime anti-Kosovë edhe të zonjës Meloni po nga lëngaraqi Edvin Rama, pikërisht këto dy shtete serish janë deklaruar kundër heqjes së plotë të masave për Kosovën’.

“Tani gjendja bëhet edhe më e pa qartë, me arsyetimin e pakuptueshëm se kinse Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha kërkesat, pa konkretizuar se cilat janë kërkesat ende të paplotësuara, duke u shprehur se vendimi për heqjen e masave, nuk është miratuar, sepse gjoja ende paska disa detaje që duhet të dakordohen brenda Bashkimit Evropian, gjë që ngjallë frikë, të arsyeshme, se me insistimin e Vuçiqit dhe të Edvin Kristaq Ramës, veçanërisht nga Franca po kërkohet të futet nga BE si kusht, pikërisht projekti famëkeq i “zajednicës” së Edvin Kristaq Ramës dërguar Macronit dhe zonjës Meloni në Romë, pa u vënë me formën dhe përmbajtjen paraprakisht në dijeni edhe Kosova, gjë që nuk është asgjë më pak se ndërhyrje skandaloze e Edvin Kristaq Ramës në çështjet tona të brendshme dhe tradhti e hapur ndaj Kosovës”, thekson analisti.

Image

Gani Qarri

Qarri vlerëson për ‘Bota sot’ se, nëse po ky akt i pafalshëm antikombëtar i Edvin Kristaq Ramës, me insistimin e Francës e të Italisë, merret si i mirëqenë edhe nga BE, për tu vendosë si masë kushtëzimi ndaj Kosovës, kjo është tradhtia e tretë shtetërore me radhë, që brenda dy shekujsh, udhëheqjet shtetërore (anti)-shqiptare, historikisht u bëjnë shqiptarëve të Kosovës, tradhti që jo vetëm përsëriten, dhe përcjellin njëra tjetrën, por vazhdojnë edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Prandaj, duke qenë se tanimë fatmirësisht për Kosovën kanë ndryshuar 100 % rrethanat dhe nga 10 qershori i vitit 1999, Kosova është vend i lirë, ndërsa nga 17 shkurti i vitit 2008 edhe shtet i pavarur, duhet ndërmarrë urgjentisht të gjitha masat e domosdoshme, kundër të gjithë individëve dhe aktorëve të tradhtisë ndaj shtetit tonë, që nga futja me data dhe emra të akteve të tradhtisë në librat e historisë së të gjitha niveleve të mësimit në shtetin tonë e më gjerë, deri te masat obligative kushtetuese dhe aktet normative ligjorore e juridike, që ka në dispozicion Kosova si shtet i pavarur, për mbrojtjen e tërësisë së tokave tona, rregullimit të brendshëm shtetëror dhe integritetit territorial, me masa adekuate jo vetëm për mbrojtje nga armiqtë e jashtëm shekullor si Serbia fashiste, por edhe për koncesione të nevojshme ndaj akteve të pafalshme të tradhtisë së individëve shqipfolës dhe udhëheqësve të shitur shqiptar, kushdo qofshin ata që edhe sot marrin guximin të keqpërdorin pozitat zyrtare e postet e larta shtetërore për të vepruar publikisht në krah të Serbisë edhe me akte të hapura tradhtie kundër Republikës së Kosovës”, thotë Gani Qarri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

noka e akuzoi se mblodhi firma per shabanin grida duma i pergjigjet sekretarit te pergjithshem te pd nuk eshte loja ime jeni njerez me 20 vjet ne pushtet 69404865e6851
Lajmi i mëparshëm

Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet

militantet serbe qe luftojne per putinin dhe po pergatiten per nje lufte te re ballkanike 694049040f401
Lajmi i radhës

​Militantët serbë që luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 16 dhjetor

Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të projektit – Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mban konferencë me temën “Avancimi e
ShkoLartë