kosova ne prag te nje ndryshimi demografik renia e popullsise kerkon veprim urgjent 6870e3caabcb0

​Kosova në prag të një ndryshimi demografik: Rënia e popullsisë kërkon veprim urgjent

July 11, 2025
min lexim

Kosova ka shënuar rënie të popullsisë viteve të fundit, kryesisht të shtyrë nga dy faktor: emigrimi i lartë si dhe ulja e lindjeve. Prandaj, rënia e popullsisë kërkon veprim urgjent nga shteti.

Kështu u tha sot në Prishtinë, në tryezën në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Popullsisë.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Popullsi (UNFPA) ka publikuar raportin global “Gjendja e Popullsisë Botërore 2025: Krizat e Vërteta të Fertilitetit”, duke adresuar një ndër sfidat më serioze të kohëve moderne, pamundësinë e shumë individëve për të ndërtuar familjet që dëshirojnë.

Shefja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani ka theksuar se problemi real nuk është rënia e fertilitetit, por sistemet që pengojnë individët të kenë fëmijët që dëshirojnë.

Ajo ka shtuar se nevojitet një investim i menjëhershëm në kujdes të përballueshëm për fëmijë, leje të paguar prindërore për të dy prindërit dhe kushte pune fleksibile që nuk penalizojnë prindërimin.

“Kriza e vërtetë është që shumë njerëz nuk mund t’i kenë familjet që dëshirojnë. Raporti Global i UNFPA-së “Gjendja e Popullsisë Botërore” tregon se njerëzit ende duan mesatarisht dy ose më shumë fëmijë. Por shpesh, sistemi i pengon. Nuk mund të përballojnë kujdesin për fëmijë. Banimi është shumë i shtrenjtë. Punët janë të pasigurta dhe vendet e punës jo fleksibile. Gratë, veçanërisht, përballen me zgjedhje të pamundura, mesamësisë dhe përparimit profesional. Dhe grupet e margjinalizuara duke përfshirë prindërit e vetëm , personat LGBTQI+, përballen ende me barriera ligjore, shoqërore ose financiare. As Kosova nuk bën përjashtim… Në vend se të mundohemi të “rregullojmë” fertilitetin, duhet të rregullojmë sistemet që po dështojnë familjet. Të investojmë në kujdes cilësor dhe të përballueshëm për fëmijët, që u jep prindërve zgjedhje të vërteta. Të sigurojmë leje të paguar prindërore për të dy prindërit, që kujdesi të ndahet dhe gratë të mos penalizohen. Të promovojmë kushte fleksibile të punës, që të kesh një fëmijë të mos nënkuptojë humbjen e karrierës”, ka thënë Mujo-Nimani.

Koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence ka nënvizuar se Kosova duhet të veprojë tani në mënyrë që të përfitojë nga dividenti demografik përpara se ai të ngushtohet.

Ajo po ashtu paralajmëroi për ndryshime të dukshme demografike në vend, duke theksuar se Kosova nuk po rritet më.

“Edhe pse popullsia është ende shumë e re, ajo nuk është më në rritje dhe, që nga censusi i fundit në vitin 2011, popullsia ka rënë me 8 për qind. Fertiliteti ka rënë nga 2.3 në 1.8 dhe ka një grup gjithnjë e më të madh të personave të moshuar. Ky ndryshim sjell sfida dhe urgjencë, dhe dritarja për të përfituar nga dividenti demografik po ngushtohet. Kosova duhet të veprojë tani për të ndërtuar një të ardhme që i mban njerëzit e saj, mbështet familjet dhe krijon kushte që të gjithë të lulëzojnë. Kjo do të thotë të investojë në kapitalin njerëzor, në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe aftësi, si dhe në sisteme më të fuqishme të kujdesit që e njohin punën e papaguar të kujdesit, gratë, kujdesin profesional dhe të drejtën për jetë familjare”, tha ajo.

Drejtor Ekzekutiv, Instituti Riinvest, Alban Hashani tha se tha se të dhënat e regjistrimit të vitit 2024 tregojnë qartë se transformimi demografik është në proces të përshpejtuar.

Ai nënvizoi se pabarazitë hapësinore janë në rritje, ku qytetet si Prishtina vazhdojnë të rriten, ndërsa komunat e vogla, sidomos në zonat kufitare, po boshatisen.

“Me përfundimin e regjistrimit të popullsisë së vitit 2024 ne kemi të dhëna të plota, por edhe të besueshme demografike që evidentojnë se ka transformime të rëndësishme në shoqërinë kosovare. Rezultatet kërkojnë një reflektim të thellë. Kosova ka shënuar rënie të popullsisë kryesisht të shtyrë nga dy faktor, e para emigrimi i lartë si dhe ulja e lindjeve. Në të njëjtën kohë përmirësimi i shërbimeve shëndetësor dhe standardet të jetesë ka rritur jetëgjatësi gjë që nënkupton që Kosova po kalon drejtë një shoqëri në plakje dhe se dritarja e shfrytëzimit të rinisë po ngushtohet dhe kërkon veprim të menjëhershme. Raporti thekson edhe pa barazitë në aspektin hapësinorë e social. Përderisa qendra e mëdha si Prishtina po shënojnë rritje, komunat e vogla veçanërisht ato në zona kufitare po shënoj tkurrje domethënëse. Është evidentuar se ka shumë vendbanime të cilat vetëm në vitin 2011 kanë pasur banor sot kanë zero banor”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare që nga viti dymijë e njëzet (2020) deri në vitin dymijë e njëzet e katër (2024), mbi njëqind e pesëdhjetë mijë (151 mijë e 700) qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi drejt shteteve më të zhvilluara në kërkim të një jete më të mirë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi edhe aty ku drejtojne shqiptaret jane te padeshiruar 6870e35319d83
Lajmi i mëparshëm

BDI: Edhe aty ku drejtojnë, shqiptarët janë të padëshiruar

brad pitt deshiron te behet perseri baba partnerja e tij ka nje kusht te vecante per kete 6870e4f655b5a
Lajmi i radhës

Brad Pitt dëshiron të bëhet përsëri baba: Partnerja e tij ka një kusht të veçantë për këtë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë