kosova ne eyof shkupi 2025 u paraqit me 30 sportiste 6884f6a9c3446

Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë

July 26, 2025
1 minut lexim

Ekipi olimpik i Kosovës për të rinj ka përfunduar garimin në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Shkupi 2025.

“Ekipi ynë fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.

Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave.

Kosova në EYOF Shkupi 2025 u paraqit me 30 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme.

Medalja e fituar është e dyta për ekipin tonë në gjashtë edicione të pjesëmarrjes në EYOF-a, pas medaljes së artë të atletit Muhamet Rmaadani të fituar në Baku 2019.

EYOF Shkupi 2025 u hap më 20 korrik ndërsa mvyllet sonte përmes një ceremonie të veçantë”, njofton KOK-u.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri masiv ne jug te vendit dy avione canadair nga italia dhe kroacia nderhyjne per shuarjen e flakeve ne shashice 6884f66da0393
Lajmi i mëparshëm

Zjarri masiv në jug të vendit, dy avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia ndërhyjnë për shuarjen e flakëve në Shashicë

sulm i pergjakshem ne gjykaten e iranit grupi xhihadist vret 6 civile 6884f7d5b8f4a
Lajmi i radhës

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit, grupi xhihadist vret 6 civilë

Të fundit nga

ShkoLartë