kosova me zemer te madhe deklason marokun 689787dd457c6

Kosova me zemër të madhe, deklason Marokun

August 9, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror në Egjipt.

Të shtunën në arenën “Hassan Moustafa” në afërsi të Kajros, djemtë tanë fituan 32:22 ndaj Marokut.

Në fazën e dytë Kombëtarja jonë avancon nga pozita e tretë në grupin B dhe me dy pikë të fituara.

Image

Kosova

Në dy ndeshjet e para Kosova U19 u mposht nga Zvicra e Hungaria.

Ndaj Marokut ishte bindëse.

Pjesa e parë përfundoi 12:10, ndërsa në të dytën djemtë tanë mbajtën vazhdimisht epërsi të lartë.

Suad Pajaziti u shpall më i miri i ndeshjes. Ai e përfundoi takimin me tetë gola nga dhjetë tentime.

Ndeshje shumë të mirë kishte edhe Olt Kabashi, që bëri pritje të shumta.

Olsi Mulaj i realizoi gjashtë gola, Drijon Istefi pesë e Amar Muqolli katër.

Por në fitore kontribuan të gjithë lojtarët.

Kombëtarja jonë pushon të dielën dhe vazhdon me ndeshje të hënën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpetoi 3 te aksidentuarit ne fier rama mes policise se shtetit ka edhe heronj klajdi mustaj shembulli i forces 6897876536f17
Lajmi i mëparshëm

Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj, Klajdi Mustaj shembulli i forcës!

gjendja ne pikat e kalimeve kufitare pritjet me te gjata ne hanin e elezit 689787e0b3a96
Lajmi i radhës

​Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Hanin e Elezit

Të fundit nga

ShkoLartë