kosova gati per sfiden e madhe foda vlereson sllovakine 691f36138800e

Kosova gati për sfidën e madhe: Foda vlerëson Sllovakinë

November 20, 2025
1 minut lexim

Pas shortit të play-offit ku Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinale, përzgjedhësi Franco Foda është shprehur optimist dhe i bindur se ekipi i tij mund të arrijë rezultat pozitiv në këtë sfidë vendimtare.

Foda ka vlerësuar lartë kundërshtarin, duke theksuar se Sllovakia është një ekip i fortë që ka treguar nivel të lartë në ndeshjet e fundit.

“Sllovakia ka një ekip shumë të mirë, ata fituan në shtëpi kundër Gjermanisë 2-0,” tha Foda, duke shtuar se megjithatë Kosova po hyn në këtë duel me moral të lartë.

Ai kujtoi paraqitjet e fundit të Dardanëve, të cilat sipas tij e kanë rritur ndjeshëm vetëbesimin brenda skuadrës.

“Bazuar në rezultatet tona të fundit, kemi fituar si mysafir në Suedi, në Slloveni dhe gjithashtu kundër Islandës. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë një ndeshje e barabartë,” u shpreh ai.

Trajneri theksoi se fokusi maksimal është te sfida e parë, të cilën e konsideron vendimtare për rrugëtimin drejt kualifikimit.

“Ndeshja më e rëndësishme është ndeshja e parë kundër Sllovakisë, dhe pastaj shohim më tej,” përfundoi Foda.

Kosova do të kërkojë fitoren historike ndaj Sllovakisë për të siguruar finalen e play-offit, ndërsa përgatitjet pritet të nisin menjëherë me intensitet të lartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balla takim me ambasadorin bergner gjermania mbeshtet fuqimisht anetaresimin e shqiperise ne be 691f35b81290d
Lajmi i mëparshëm

Balla takim me ambasadorin Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE

takim osmani prattipati diskutojne zgjedhjet e reja 691f36204ecd5
Lajmi i radhës

Takim Osmani-Prattipati, diskutojnë zgjedhjet e reja

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë