kosova dhe gjermania thellojne bashkepunimin per investime ne energji 6a706415080fc

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

August 3, 2026
min lexim

GIZ Kosova dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK–KDWV) kanë nënshkruar një marrëveshje granti për të forcuar bashkëpunimin dhe për të promovuar investimet në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

Marrëveshja është nënshkruar në Prishtinë në kuadër të projektit “Mbështetje për Partneritetin për Tranzicionin Klimatik dhe Energjetik”, që zbatohet nga GIZ Kosova. Dokumenti u firmos nga udhëheqësja e ekipit të projektit, Marianne Alker, dhe drejtori ekzekutiv i OEGJK-së, Besnik Vasolli.

Sipas njoftimit, bashkëpunimi synon të lidhë investitorët gjermanë me institucionet kosovare, partnerët financiarë dhe zhvilluesit e projekteve të energjisë së ripërtëritshme, me fokus në rritjen e investimeve dhe krijimin e partneriteteve afatgjata ndërmjet bizneseve gjermane dhe kosovare.

Në kuadër të marrëveshjes do të organizohen forume investimesh, tryeza të rrumbullakëta, ngjarje rrjetëzimi dhe takime të dedikuara për lidhjen e bizneseve. Këto aktivitete synojnë të lehtësojnë shkëmbimin e informatave, identifikimin e mundësive të bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve konkrete në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Gjithashtu, investitorët dhe zhvilluesit e projekteve do të kenë qasje në informata praktike për kërkesat rregullatore, teknike dhe financiare që lidhen me investimet në këtë sektor, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i kushtohet promovimit të projekteve të gatshme për investim.

Marianne Alker, udhëheqëse e ekipit të projektit të GIZ-së, tha se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin konkret të Partneritetit Kosovë–Gjermani për Tranzicionin Klimatik dhe Energjetik.

“Duke lidhur institucionet, investitorët, partnerët financiarë dhe zhvilluesit e projekteve, synojmë të krijojmë kushtet e nevojshme për investime të realizueshme në energjinë e ripërtëritshme dhe partneritete të qëndrueshme”, u shpreh ajo.

Sipas palëve, granti është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të avancuar zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, për të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat dhe për të mbështetur tranzicionin drejt një sistemi energjetik më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Projekti “Mbështetje për Partneritetin për Tranzicionin Klimatik dhe Energjetik” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Mjedis, Veprim Klimatik, Ruajtje të Natyrës dhe Siguri Bërthamore (BMUKN) përmes Nismës Ndërkombëtare për Klimën (IKI), ndërsa zbatohet nga GIZ Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a po i humb maqedonia e veriut investimet e huaja 6a704d8ce47b9
Lajmi i mëparshëm

A po i humb Maqedonia e Veriut investimet e huaja?

eksportet e turqise arriten nje rekord prej 25 6 miliarde dollaresh ne korrik 6a7064f196961
Lajmi i radhës

​Eksportet e Turqisë arritën një rekord prej 25.6 miliardë dollarësh në korrik

Të fundit nga

Gjendja epidemiologjike në Gostivar stabile

Situata epidemiologjike në Gostivar mbetet stabile, vlerësojnë nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse numri i kontrolleve të para shënoi rritje krahasuar me ditën paraprake, përcjell TV21. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se në
ShkoLartë