kosova analizon ndeshjen para perballjes me kroacine 6897176305122

Kosova analizon ndeshjen para përballjes me Kroacinë 

August 9, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Kroacinë.

Ndeshja luhet në palestrën e sportit në Osijek duke filluar në orën 20.30.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset në Kampionatin Evropian në volejboll (femrat).

“Sot, në prag të sfidës ndaj Kroacisë, Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për vajza zhvilloi një takim me karakter analitik, ku lojtareve iu prezantuan statistika të detajuara nga paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit, si dhe analiza e performancës së kundërshtarit të sotëm.

Adresimin e udhëhoqi përzgjedhësi Lorik Ilazi, i cili, së bashku me ndihmësit Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, shpalosi pikat kyçe të lojës që ekipi duhet të shfrytëzojë, si dhe elementet ku kërkohet përqendrim i shtuar.

Atmosfera në ekip mbetet pozitive dhe e fokusuar, me vajzat që po tregojnë vendosmëri të lartë për të zhvilluar një paraqitje dinjitoze në këtë ndeshje të rëndësishme të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026”, njofton FVK.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i trefishte ne zvernec plagosen dy persona jashte rrezikut per jeten 689716eb9a4e3
Lajmi i mëparshëm

Aksident i trefishtë në Zvërnec/ Plagosen dy persona, jashtë rrezikut për jetën

vendimi i kushtetutes halil geci reagon ashper zbulon synimin e fshehte se cfare duan te bejne me vendin 68971765c7367
Lajmi i radhës

Vendimi i Kushtetutës, Halil Geci reagon ashpër, “zbulon” synimin “e fshehtë”, se çfarë duan të bëjnë me vendin

Të fundit nga

LSDM kërkon raportin për ujin në Gostivar

LSDM akuzon pushtetin se, më shumë se pesë javë pas krizës shëndetësore në Gostivar, ende nuk ka asnjë përgjegjës për rastin e ujit të ndotur dhe rreth 5 mijë qytetarëve të hospitalizuar.
ShkoLartë