Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Kroacinë.
Ndeshja luhet në palestrën e sportit në Osijek duke filluar në orën 20.30.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset në Kampionatin Evropian në volejboll (femrat).
“Sot, në prag të sfidës ndaj Kroacisë, Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për vajza zhvilloi një takim me karakter analitik, ku lojtareve iu prezantuan statistika të detajuara nga paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit, si dhe analiza e performancës së kundërshtarit të sotëm.
Adresimin e udhëhoqi përzgjedhësi Lorik Ilazi, i cili, së bashku me ndihmësit Ylli Kadriu dhe Vlora Berisha, shpalosi pikat kyçe të lojës që ekipi duhet të shfrytëzojë, si dhe elementet ku kërkohet përqendrim i shtuar.
Atmosfera në ekip mbetet pozitive dhe e fokusuar, me vajzat që po tregojnë vendosmëri të lartë për të zhvilluar një paraqitje dinjitoze në këtë ndeshje të rëndësishme të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026”, njofton FVK.
Burimi: botasot.info


