korridori 8 punimet ne aksin gostivar kercove vazhdojne sipas dinamikes 685c1dc69c8ce

Korridori 8/ Punimet në aksin Gostivar-Kërçovë vazhdojnë sipas dinamikës

June 25, 2025
1 minut lexim

Punimet në Korridorin 8, aksi Gostivar-Kërçovë janë duke vazhduar sipas dinamikës, thonë nga konzorciumi Bechtel&Enka. Sipas tyre, sfida më e madhe paraqitet në ndërtimin e urave, pasi duhet ruajtur rrjedha e lumit Vardar. Sipas inxhinierit mbikëqyrës, Aqif Abaxhi, rëndësi i është kushtuar edhe vendeve ku paraqitet rrezik për rrëshqitje të tokës, shkruan Alsat.
“Sfidën më të madhe në këtë pikë e patëm lumin Vardar që ka një rol të rëndësishëm për Maqedoninë sepse shkon deri në Shkup. Po ashtu në bashkëpunim me departamentin e sizmikes konstruktuam elevacionin dhe ndërrimin e kahes fillimisht, pastaj në pjesën e ngritjes bëmë dy shtylla, ndërsa tani kemi nisur fazën e dytë dhe ndërtimi po vazhdon. Sipas substrukturës së ndërtuar deri më tani punët rreth 80 për qind janë kryer në këtë pikë dhe po vazhdojmë me ndërtimin”, deklaroi Mehmet Aqif Abaxhi, Inxhinier mbikëqyrës.

Burimi: 3shi.net

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toshkovski sistemi one stop shop ne tabanoce do te filloje me 5 korrik 685c1c5ed46a0
Lajmi i mëparshëm

Toshkovski: Sistemi “one stop shop” në Tabanocë, do të fillojë më 5 korrik

prisni pak ronela zbulon te dashurin 685c214ae2889
Lajmi i radhës

Prisni pak, Ronela zbulon të dashurin?

Të fundit nga

ShkoLartë