korridori 8 po ndertohet me nje ritem te pershpejtuar 6874c18e21671

Korridori 8 po ndërtohet me një ritëm të përshpejtuar

July 14, 2025
1 minut lexim

Një nga një, problemet mund të zgjidhen, duhet dhe do të zgjidhen! Ky është angazhimi i VLEN, dhe ky angazhim mori formë konkrete me vënien në funksion të një segmenti të autostradës Kërçovë–Ohër, si pjesë e Korridorit 8, një nga projektet më strategjike për zhvillimin e vendit.
Ky projekt madhor, që për vite me radhë kishte stagnuar dhe ishte shndërruar në simbol të paaftësisë dhe dyshimeve për keqpërdorime, sot më në fund po ecën përpara, me ritëm të ri, pa hije, pa dyshime dhe me transparencë të plotë, sepse tani është VLEN në qeverisje.
Korridori 8 nuk është thjesht një autostradë, është boshti i zhvillimit ekonomik, lidhjes rajonale dhe integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, që do të ndihmojë konkretisht në rritjen e qarkullimit, lehtësimin e transportit dhe nxitjen e turizmit e tregtisë.
Me këtë segment të ri autostrade, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt kufirit me Shqipërinë, investimi kthehet në dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët. Dhe ky është vetëm fillimi.
Sepse qytetarët tanë, të gjithë ne, e meritojmë dhe do të kemi infrastrukturë evropiane, këtu, në vendin tonë.
VLEN mbetet e përkushtuar për të çuar përpara çdo projekt të rëndësishëm kombëtar, duke siguruar efikasitet, përgjegjësi dhe barazi në zhvillim, për të gjithë qytetarët, në çdo cep të vendit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

justin bieber i paguan ish menaxherit 27 milione euro borxhe arriten te zgjidhin mosmarreveshjet e tyre 6874bd55c7b80
Lajmi i mëparshëm

Justin Bieber i paguan ish-menaxherit 27 milionë euro borxhe – arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre

mpb ndalohen tre shofere voziten ne gjendje te dehur dhe shkaktuan aksidente 6874c67a10523
Lajmi i radhës

MPB: Ndalohen tre shoferë, vozitën në gjendje të dehur dhe shkaktuan aksidente

Të fundit nga

ShkoLartë