Ka filluar me ndërtimin e aksit rrugor Tetovë-Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan, ndërsa paraprakisht e kemi zgjedhur shpronësimin e tokës dhe mënjamimin e objekteve nëpër këto trase, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.
“Nëse vazhdojmë përgjatë trasesë së njëjtë përgjatë Korridorit 8 në krahun perëndimor, e gjithë procedura për zgjedhjen e një kontraktori për seksionin Gostivar-Bukojçan tashmë është përfunduar, presim vetëm miratimin nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sepse prej andej vjen kredia, në mënyrë që të zgjedhim një kontraktor. Shpresoj që pas përfundimit të dimrit dhe përmirësimit të kushteve të motit, do të fillojnë punimet në një autostradë të tretë, nga Bukojçani në Kërçovë. Autostrada Kërçovë-Ohër, e cila ishte harruar nga opinioni publik maqedonas dhe për të cilën nuk u bë asgjë, tashmë po punohet intensivisht. Tridhjetë e shtatë kilometra janë vënë në funksion, ka aktivitete shtesë çdo muaj, dhe tani është përfunduar edhe nyja për lidhje me Strugën”, theksoi Nikolloski.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve pret, dhe siç thotë ai, qeveria e ka dhënë fjalën, që autostrada nga Kërçova në Ohër të përfundojë brenda afatit të dhënë. Sa i përket autostradës Shkup-Bllacë, procedura ka përfunduar dhe tani pritet një përgjigje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila po siguron një kredi për ndërtimin e kësaj pjese.
“Po punojmë edhe në autostradën që shkon nga Prilepi në Manastir dhe e filluam me këtë Qeveri, pavarësisht faktit që marrëveshja u nënshkrua nga ajo e mëparshmja dhe nuk u kryen aktivitete. E kemi përfunduar rrugën ekspres nga Gradsko në Drenovë dhe nga Drenova në Farish dhe ajo tashmë është në funksion dhe qytetarët po e përdorin. Është një rrugë jashtëzakonisht moderne, mund t’i shihni të gjitha këto rrugë në faqen time në Facebook”, tha Nikolloski.
Ai theksoi se është lëshuar edhe krahu lindor i korridorit 8, e ajo është rruga eksprese nga Stracin deri në Kriva Pallankë dhe siç tha shpreson se fqinjët tanë, gjegjësisht Bullgaria do të fillojë të ndërtojë autostradë drejt Maqedonisë.
Burimi: alfax.mk


