konjufca ne antalia siguria dhe bashkepunimi rajonal kyce per stabilitetin e ballkanit 69e3f7fc3e270

Konjufca në Antalia: Siguria dhe bashkëpunimi rajonal kyçe për stabilitetin e Ballkanit

April 18, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në panelin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, Turqi.

Gjatë diskutimit, Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe shndërrimit të tij në partneritete të qëndrueshme, si dhe nevojën për të shmangur përshkallëzimin dhe instrumentalizimin e mosmarrëveshjeve.

Ai vuri theks të veçantë në sigurinë si parakusht për stabilitet dhe zhvillim, duke nënvizuar se pas agresionit rus ndaj Ukrainës, ndikimet e këtij zhvillimi gjeopolitik janë reflektuar edhe në rajonin tonë.

Në këtë kontekst, ai theksoi se është në interes të Federatës Ruse që kjo luftë të zgjerohet dhe të shfaqet në Ballkan përmes veprimeve hibride dhe operacioneve destabilizuese, me pasoja që ndihen edhe në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Konjufca ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për një Ballkan Perëndimor me bashkëpunim të hapur, të ndershëm dhe të orientuar drejt forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

papa leoni xiv nuk eshte ne interesin tim te debatoj me trump 69e3f7294728b
Lajmi i mëparshëm

Papa Leoni XIV: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump

rritje deri ne 5 te paketave turistike ne durres sezoni nis me heret 69e3f8e36f0fd
Lajmi i radhës

Rritje deri në 5% të paketave turistike në Durrës, sezoni nis më herët

Të fundit nga

ShkoLartë