konfirmohet keta jane shkembinjte me te vjeter ne toke 685f9cf5b773d

Konfirmohet, këta janë shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë

June 28, 2025
1 minut lexim

Përgjatë bregut lindor të Gjirit Hudson në provincën verilindore kanadeze të Kebekut të Kanadasë, pranë vendbanimit Inuit të Inukjuak, shtrihet një brez shkëmbinjsh vullkanikë, që testimet e reja kanë treguar se janë shkëmbinjtë më të vjetër të njohur në Tokë.

Dy metoda të ndryshme testimi kanë zbuluar se shkëmbinjtë datojnë 4.16 miliardë vjet më parë, në epokën Hadiane.

Bëhet e ditur se shkëmbinjtë janë kryesisht shkëmbinj vullkanikë metamorfikë me përbërje bazaltike, shkruan Reuters.

Shkëmbi metamorfik është një lloj shkëmbi që është ndryshuar nga nxehtësia dhe presioni me kalimin e kohës.

Ndërsa bazalti është një lloj i zakonshëm i shkëmbit vullkanik.

Ata u formuan kur magma, shkëmb i shkrirë, u shty përmes shtresave ekzistuese të shkëmbinjve dhe më pas u ftoh dhe u ngurtësua nën tokë.

Ndryshe, studiuesit përdorën dy metoda datimi bazuar në analizën e zbërthimit radioaktiv të elementëve samarium dhe neodymium që gjenden në to.

Të dy arritën në të njëjtin përfundim, se shkëmbinjtë janë 4.16 miliardë vjeç.

Deri më tani, shkëmbinjtë më të vjetër të njohur ishin rreth 4.03 miliardë vjeç nga territoret veriperëndimore të Kanadasë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

collaku kosova ka vullnet per mbrojtje por i mungon armatimi i avancuar duhen sisteme raketore moderne 685f9c4468614
Lajmi i mëparshëm

Çollaku: Kosova ka vullnet për mbrojtje, por i mungon armatimi i avancuar, duhen sisteme raketore moderne

trump paralajmeron fundin e luftimeve ne gaza nje armepushim eshte afer brenda javes 685f9d6c53b16
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë