komunat shpenzuan 785 mije euro per dekorimet e vitit te ri 2025 ajo e shtipit me e shtrenjta 81 mije euro 69696c5c595d1

Komunat shpenzuan 785 mijë euro për dekorimet e Vitit të Ri 2025, ajo e Shtipit më e shtrenjta 81 mijë euro

January 16, 2026
min lexim

Shkup, 15 janar – Sipas një hulumtimi të Qendrës për Komunikim Qytetar (QKQ), për dekorimet e Vitit të Ri 2025, komunat e vendit kanë shpenzuar 785 mijë euro. Përgatitjet për dekorimin e festave për vitin e ri 2026 kanë përfshirë procedura tenderi nga 36 komuna, ndërsa 31 nga këto 36 komuna kanë dorëzuar të dhënat për kontratat e nënshkruara për dekorimin tek Zyra për Prokurime Publike.

“Hulumtimi tregon se tenderët për dekorimet e Vitit të Ri kryesisht janë zhvilluar pa konkurrencë. Numri mesatar i ofertave për një tender është vetëm 1,15, shumë më pak se minimumi i rekomanduar për të siguruar konkurrencë në treg. Në 27 nga 32 tenderët e zhvilluar është dorëzuar vetëm një ofertë. Vlera e kontratave ku është dorëzuar vetëm një ofertë arrin deri në 91%. Mungesa e konkurrencës vë në dyshim realizmin e shpenzimeve për dekorimin”, theksohet në studimin e Qendrës për Komunikim Qytetar.

Nga 32 kontratat e nënshkruara për dekorim, 15 janë me kompaninë “Link Media Plus” në vlerë totale prej 615.052 eurosh. Dy kompani të tjera kanë arritur të fitojnë më shumë se një kontratë: “Dimenzija 360” nga Shkupi për tre komunat jugore – Valandovë, Gjevgjeli dhe Dojran, si dhe kompania “Green Way” nga Manastiri, e cila përveç me Komunën e Bitolës, ka nënshkruar kontratë edhe me komunën e Prespës.

12 kompanitë e tjera që kanë nënshkruar kontrata për dekorime të Vitit të Ri kanë fituar vetëm nga një kontratë secila.

Komuna që ka shpenzuar më shumë për dekorimet e Vitit të Ri është Shkupi, duke nënshkruar kontratë me kompaninë “Link Media Plus” nga Shkupi në vlerë prej 81.276 eurosh. Pas saj renditet qyteti i Shkupit, me kontratë të nënshkruar me të njëjtën kompani në vlerë prej 69.457 eurosh.

Nëse te shpenzimet e qytetit të Shkupit shtohen edhe shpenzimet nga komunat e tjera shkupiane (Qendër, Çair, Butel, Gazi Baba, Gjorçe Petrov dhe Karposh), del se për dekorimet për pritjen e Vitit të Ri janë shpenzuar 284.904 euro. Kjo është më shumë se një e treta e të gjitha parave të shpenzuara për dekorim në vend.

Përveç qytetit të Shkupit, të gjashtë komunat e tjera të qytetit gjithashtu kanë nënshkruar kontratë me kompaninë “Link Media Plus”.

Nga perspektiva e numrit të banorëve, rezulton se Shtipi ka shpenzuar 111 denarë për banor për këtë qëllim, ndërsa qyteti i Shkupit vetëm 8 denarë për banor.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alba godet dolcen kam dicka me te le te jete e pergatitur 69696793cf348
Lajmi i mëparshëm

Alba ‘godet’ Dolcen: Kam diçka me të, le të jetë e përgatitur

sindikata kerkon rritje pagash per personelin e ushtrise dhe ministrise se mbrojtjes 69696cf730922
Lajmi i radhës

Sindikata kërkon rritje pagash për personelin e Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë