komuna e prishtines arsimi prioritet strategjik per zhvillimin e kryeqytetit 697365e70fb5b

​Komuna e Prishtinës: Arsimi prioritet strategjik për zhvillimin e kryeqytetit

January 23, 2026
min lexim

Komuna e Prishtinës arsimin e konsideron si një nga prioritetet kryesore të zhvillimit, duke e konsideruar atë investim strategjik për të ardhmen dhe jo thjesht shpenzim buxhetor. Kjo u theksua në aktivitetin “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet”, të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Edukimit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se si komunë në mënyrë serioze e trajtojnë arsimin dhe tashmë kanë bërë investime në këtë drejtim.

Rama: Arsimin e trajtojmë në mënyrë serioze

“Si kryeqytet ne normal që e shohim arsimin si një investim strategjik në kryeqytet, sepse vetë arsimi ndërlidhet me të gjitha sferat e tjera, pra impakti kryesor në sferat e ndryshme në kryeqytet, në shoqërinë tonë, si në ekonomi, në aspektin social, në kulturë, në art, në teknologji, pra, të gjitha këto mbështeten mbi cilësinë e arsimit të cilin ne e ofrojmë, pra aftësitë të cilat ne i mundësojmë edhe i krijojmë në brezat e ri në kryeqytet. Edhe, si e tillë, ne arsimin nuk e shohim si një shpenzim buxhetor, po arsimi është faktikisht një investim në infrastrukturën e të ardhmes të shoqërisë sonë. Ë, e dini që në mandatin e parë, pra këto katër vitet e para, ne kemi dëshmuar që e trajtojmë arsimin në mënyrën më serioze të mundur dhe kemi investuar shumë duke filluar dhe me mësimin tërë ditor, kemi filluar me pesë shkolla, kemi vazhduar me 12 shkolla. Mirëpo kemi pasur edhe investime të tjera si digjitalizimi. Sot secila klasë, secili nxënës ka qasje në kurrikulën digjitale. Po ashtu edhe panelet e mençme, apo Smart, screens, Smart panels, në më shumë se 600 klasë. Po ashtu edhe ndërtimi dhe renovimi i një numër të madh të shkollave, thashë edhe ndërtimi i shkollave të reja, 10 shkollave të reja. Po ashtu edhe dyfishimi i kapaciteteve të edukimit të hershëm”, tha ai.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini tha se situate sa i përket infrastrukturës është mjaftë e mirë.

Shahini: Ka ende punë, por gjendja është më e mirë

“Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë, mirëpo përgjithësisht situata sa i përket infrastrukturës është mjaft e mirë, sa i përket pajisjes në digjitalizim dhe teknologji në përgjithësi, është dukshëm më e mirë ndoshta se në secilën komunë tjetër nëse e marrim për krahasim. Mirëpo asnjëra nga këto dy aspekte të infrastrukturës nuk na lë neve komod duke konsideruar që e kemi përmbyllur si mision apo si proces. Kemi ende shumë punë që këto 600 klasa që i përmendi kryetari t’i çojmë në 1000 dhe të rrumbullakësojmë përfundimisht pajisjen me tabela digjitale në të gjitha klasat e kryeqytetit. Një prej sfidave ndoshta më evidente që ende kemi sidomos në zonën urbane është ngarkesa në disa shkolla të caktuara të zonës urbane që kërkon investime ose kërkon finalizim të këtyre 10 shkollave që i përmendi kryetari për të përfunduar ose për të stabilizuar përfundimisht edhe hapësirat shkollore, gjë që mundëson pastaj të realizojmë shtrirjen e plotë të mësimit gjithëditor edhe në zonën urbane, që mbetet më sfiduese sesa ajo në, në zona rurale”, tha ai.

Kryetari i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Nexhmi Hoxha tha se në komunën e Prishtinës është rritur bashkëpunimi prindër- dhe shkollë.

Hoxha: Është rritur bashkëpunimi prindër-shkollë

“Si Këshill i Prindërve në nivel të Prishtinës e kemi parë që në Prishtinë është në rritje e sipër bashkëpunimi, është edhe roli i prindërve nëpër shkolla, edhe në vendimmarrje. Si Këshill i Prindërve, por edhe Këshill Drejtues, meqenëse ministria dhe ligjet e aplikueshme të cilat janë sot në Kosovë, janë pak në kundërthënie te Këshilli i Prindërve dhe Këshilli Drejtues, roli i Këshillit të Prindërve dhe roli i Këshillit Drejtues, cili është ai, a është vendimmarrës apo është vetëm këshillues, apo është vetëm miratues i vendimeve. Nganjëherë edhe ne si prindër po i keqkuptojmë rolin tonë edhe po i ndërhyjmë në kompetenca drejtorëve, që nuk është në rregull ne si prindër me i ndërhyrë në kompetencat e drejtorëve. Mirëpo mendoj që edhe besoj edhe di që në Prishtinë ka një bashkëpunim jashtëzakonisht të madh dhe të mirë mes stafit menaxherial dhe prindërve. Mirëpo kërkojmë më shumë normalisht me e pas bashkëpunim më shumë, një raportim më të madh”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

armata amerikane drejt iranit trump nis uss abraham lincoln ne gjirin persik 697360bdaefa2
Lajmi i mëparshëm

“Armata” amerikane drejt Iranit, Trump nis USS Abraham Lincoln në Gjirin Persik

demi moore shkelqen ne fustan mini argjendi nderohet me cmimin fashion icon nga wwd 697366f131c60
Lajmi i radhës

Demi Moore shkëlqen në fustan mini argjendi, nderohet me çmimin “Fashion Icon” nga WWD

Të fundit nga

ShkoLartë