komuna e gjilanit vleresohet nga mpb ja si me aktivja ne kosove ne adresimin e shqetesimeve dhe organizimin e mbledhjeve 687a3a7580ca7

Komuna e Gjilanit vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve

July 18, 2025
1 minut lexim

Në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të Komunës së Gjilanit, të cilën në emër të kryetarit e udhëheq nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, zyrtarë nga Ministria e Brendshme e kanë dhënë lajmin e mirë se KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, mbetet komuna më aktive në nivel vendi në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve.

Dardan Duraku, përfaqësues i Divizionit për Siguri dhe Bashkësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në mbledhjen e fundit të KKSB-së në Gjilan, tha se Komuna e Gjilanit, është e para në nivel të Kosovës, si komuna më aktive në adresimin e shqetësimeve që ka bërë në nivel të qytetarëve.

Mund të themi se Komuna e Gjilanit, është komuna numër një që janë adresuar shqetësimet më së shumti në nivel të Kosovës, kështu që ju përgëzoj për punën dhe angazhimin që e keni treguar dhe adresimin e shqetësimin”, tha Dardan Duraku.

Ai theksoi se Komuna e Gjilanit, është një prej komunave që i ka mbajtur takimet e rregullta.

Derisa kërkoi nga komuna, që personat (bujqit) që ndezin zjarre në fusha dhe shkaktohen pasoja, fermerët e tillë të mos lejohen të marrin subvencione apo shërbimeve për përfitime.

Ai falënderoi anëtarët e KKSB-së në Komunën e Gjilanit, për punën dhe angazhimin e tyre në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

milloshoski nese problemi me bullgarine eshte vetem kushtetuta le ti paraqesim pe se nje rezolute te perbashket per identitetin dhe gjuhen maqedonase 687a36b56a9ba
Lajmi i mëparshëm

Milloshoski: Nëse problemi me Bullgarinë është vetëm Kushtetuta, le t’i paraqesim PE-së një rezolutë të përbashkët për identitetin dhe gjuhën maqedonase

egli tako magjeps me nje photoshooting duket e mrekullueshme 687a3ba1668e2
Lajmi i radhës

Egli Tako magjeps me një photoshooting, duket e mrekullueshme

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë