komuna e gjilanit bashke me ambasaden e bullgarise pajisinme ipad e te rinj biblioteken fan s noli 6900b35993b1c

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisinme iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë Hristo Kraevski, nënkryetaren, Leonora Morina Bunjakun, drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqirin dorëzuan në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan iPad-ë të rinj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Kosovë, po e çojnë përpara digjitalizimin e plotë të Bibliotekës “Fan S. Noli” në Gjilan, përmes bashkëfinancimit të 150 iPad-ëve të rinj.

“Kjo nismë do t’iu mundësojë lexuesve tanë qasje në miliona libra elektronikë dhe artikuj shkencorë nga e gjithë bota”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, theksoi se ky është hap i madh drejt një Gjilani që lexon, mëson dhe zhvillohet në hap me kohën dhe me teknologjinë.

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski, tha se ndihet i lumtur që është për herë të dytë në Gjilan, këtë herë për projektin e digjitalizimit të Bibliotekës së qytetit “Fan S. Noli” përmes tabletëve të mençur.

Sipas ambasadorit tabletët e mençur, do të jenë në shërbim të atyre që janë të pasionuar pas leximit për qasje më të lehtë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edi rama tifoze te budallakise patriotike po trajtojne hashimin si armik 6900b136ac772
Lajmi i mëparshëm

Edi Rama: Tifozë të budallakisë patriotike po trajtojnë Hashimin si armik

familja ne frike per britney spears te gjithe duan me te miren per te por ajo po merr vendime te keqija 6900b472c81fb
Lajmi i radhës

Familja në frikë për Britney Spears: Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po merr vendime të këqija

Të fundit nga

ShkoLartë