komuna e dibres me aksion per largimin e automjeteve te demtuara nga hapesirat publike 698514a3c3572

Komuna e Dibrës me aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara nga hapësirat publike

February 6, 2026
1 minut lexim

Komuna e Dibrës ka ndërmarrë aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara nga hapësirat publike, pas kontrolleve të kryera në terren më 5 shkurt 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori komunal duke vepruar në bazë të Rendit Komunal, “konstatoi 8 automjete në gjendje jo të rregullt të parkuara në hapësirat publike që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve”.

Autoritetet komunale kanë vendosur paralajmërime për pronarët e automjeteve. Në njoftim theksohet se “në të gjitha automjetet janë vendosur vërejtje për largim vullnetar në afat 15 ditor”, ndërsa në të kundërtën “do të merren masa ligjore dhe do të bëhet largimi i detyruar”.

Nga Komuna e Dibrës bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Institucioni u bën thirrje qytetarëve që “automjetet e havarisura t’i mënjanojnë nga hapësirat publike”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si e kercenuan serbine clinton dhe albright nje dite para rambujese 6984ed2e061c8
Lajmi i mëparshëm

​Si e kërcënuan Serbinë Clinton dhe Albright një ditë para Rambujesë

dy persona nga kumanova voziten pa leje policia ua sekuestron makinat 69851afce0585
Lajmi i radhës

Dy persona nga Kumanova vozitën pa leje, policia ua sekuestron makinat

Të fundit nga

ShkoLartë