komuna e cairit reagon bdi shpif nuk njeh kufijte e cairit video 69c3b5302ca63

Komuna e Çairit reagon: BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit (VIDEO)

March 25, 2026
1 minut lexim
komuna e cairit ura tek skenderbeu cair kolona

Komuna e Çairit përmes një reagimi zyrtar ka demantuar ashpër pretendimet e fundit të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke i cilësuar ato si shpifje dhe tentim të hapur për të manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta lidhur me Sheshin “Skënderbeu” dhe territorin e komunës. Sipas këtij reagimi, sot u dëshmua qartë se ky subjekt politik po përdor pamje që nuk i përkasin as këtij sheshi dhe as territorit administrativ të Çairit, por një segmenti tjetër në zonën e ish-“Most”-it, e cila ndodhet jashtë kompetencave të Komunës së Çairit. Videon mund ta shikoni KËTU

“BDI shpif, nuk njeh kufijtë e Çairit!*
Sot u dëshmua qartë se një subjekt politik, respektivisht BDI po tenton të manipulojë opinionin publik me informata të pavërteta për Sheshin “Skënderbeu” dhe territorin e Komunës së Çairit.
Pamjet e publikuara nga subjekti në fjalë, nuk i përkasin as këtij sheshi dhe as territorit të Komunës së Çairit, por një segmenti tjetër në zonën e ish “Most”-it, e që është jashtë kompetencave të Komunës së Çairit.
Ky është një tregues i qartë se disa nuk i njohin madje as kufijtë elementarë të Çairit.
Në videon e bashkëngjitur mund të shihet qartë ndarja territoriale: çfarë i takon Komunës Çair dhe çfarë Komunës Qendër.
Dezinformimi i qëllimshëm dhe përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësitë janë të papranueshme.
Qytetarët meritojnë të vërtetën, informacion të saktë dhe të verifikuar, si domosdoshmëri e përgjegjësive tona institucionale”, reagon komuna e Çairit.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba harton planin me 15 pika per ti dhene fund luftes me iranin 69c3b441e2ed4
Lajmi i mëparshëm

SHBA harton planin me 15 pika për t’i dhënë fund luftës me Iranin

Lajmi i radhës

MPB me kontrolle në komunikacion, ndalohen 25 persona për vozitje të pakujdesshme të automjeteve

Të fundit nga

Grekët irritohen me shqiptarët, ja arsyeja

Futbollisti Stavro Pilo ishte një nga afrimet e reja në Kombëtare, duke forcuar në këtë mënyrë edhe më shumë krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku aktivizohet Mario Mitaj dhe deri më
ShkoLartë