Kompjuterët e rinj Mac nga Apple me çipin M3 dalin në shitje më 8 Nëntor

Përmes një ftese dërguar gjatë javës, Apple njoftoi mediat për një eveniment që do të mbahet më 30 Tetor. Kompania pritet të lançojë çipet e reja të serive M3 të cilët do të kenë më shumë performancë kompjuterike dhe grafike.

Apple gjithashtu do të zbulojë versione të përditësuar të MacBook Air dhe potencialisht një iMac 24-inç me çipin M3.

Sipas një informacioni të fundit nga MacRumors, kompania do të prezantojë laptopët e rinj M3 më 30 Tetor dhe ti nxjerrë në shitje më 8 Nëntor.

Porositë raportohet se do të fillojnë menjëherë pas evenimentit. Janë modelet 13-inç dhe 15-inç të MacBook Air që do të pajisjen me çipet më të fundit.

Pjesë e planeve të Apple për këtë eveniment është një iMac 24-inç i cili do të ketë të njëjtin dizajn si gjenerata e kaluar. Kompania mendohet se ka ridizajnuar komponentët e brendshëm por edhe këmbën e ekranit duke ju dhënë përdoruesve më shumë opsione për përshtatjen e këndit të tij.

Së fundi është përfolur për përditësimin e MacBook Pro 13-inç me çipet e fundit dhe mbetet laptopi i vetëm Apple që ende ka Touch Bar të cilin kompania e braktisi në favor të “notch.” /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Xhaferi takon ministrin shqiptar të Drejtësisë, Manja

Story i radhës

Biznesmeni në burg, SPAK sekuestron pasuritë e Pëllumb Gjokës, dyshohet se dokumentet e tokave-pyje në Velipojë ishin falsifikuar

Të fundit nga