kompany paralajmeron ndeshje te forte me leverkusen 690510567bb6d

Kompany paralajmëron ndeshje të fortë me Leverkusen

October 31, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka paralajmëruar se ndeshja ndaj Bayer Leverkusen do të jetë një sfidë e fortë.

Dy skuadrat ndeshen në fundjavë në kuadër të Bundesliga. 

Pas një fillimi me ulje dhe ngritje, tekniku belg, ka thënë se skuadra e Leverkusen ka nisur të kthehet në rrugën e duhur. 

“Kanë marrë gjashtëmbëdhjetë nga tetëmbëdhjetë pikët e mundshme në Bundesliga nën trajnerin e ri. Kjo tregon se janë në formë të lartë dhe janë të aftë të shënojnë gola”, ka thënë Kompany të premten.

Megjithëse Bayer ka humbur disa lojtarë të talentuar gjatë riorganizimit veror, ata kanë shtuar emra të rinj dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar. “Kjo mbetet një ndeshje absolutisht kryesore në Bundesliga”, ka shtuar trajneri belg.

Aktualisht, pas tetë ndeshjesh, Leverkusen gjendet shtatë pikë pas Bayern.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja e fatos nanos qeveria shpall te dielen dite zie 690510011e5c5
Lajmi i mëparshëm

Vdekja e Fatos Nanos, qeveria shpall të dielën ditë zie

komandanti i kfor it takohet me gjeneralin austriak ne prishtine 69051061d0b65
Lajmi i radhës

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin austriak në Prishtinë

Të fundit nga

ShkoLartë