kompany nje paradoks i cmendur ne jeten time 68c9bcd9cc78d

Kompany: Një paradoks i çmendur në jetën time

September 16, 2025
1 minut lexim

Vincent Kompany është gati për debutimin e tij në Champions League si trajner i Bayernit në ndeshjen kundër Chelsea-t, në ‘Allianz Arena’. Në konferencën për shtyp, tekniku belg nuk e fshehu surprizën e madhe për rrugëtimin e tij të shpejtë nga Burnley në Championship, te një nga klubet më të mëdhenj të Europës.

“Mendoj se duhet të rishikoj qasjen time: jo vetëm të mos komentoj mbi atë që kanë thënë Uli Hoeneß apo Karl-Heinz Rummenigge, por edhe mbi atë që ka thënë babai im,” – u shpreh ai me humor, duke shkaktuar të qeshura mes gazetarëve.

Pierre Kompany, babai i tij, kishte zbuluar verën e kaluar se disa klube angleze kishin shfaqur interes për të, mes tyre Tottenhami, Chelsea dhe Brightoni. Por, siç theksoi ai, kur vjen oferta nga Bayerni, “është e pamundur të thuash jo”.

Vetë Kompany e komentoi kështu këtë kalim të papritur:

“E vërteta është se nuk mendova shumë për këtë çështje. Ishte periudha kur isha i fokusuar te lufta për mbijetesë me Burnley-n dhe ajo ishte e vetmja gjë që më interesonte.

Pastaj, gjithçka ndodhi papritur. Kishte disa bisedime, por nuk mund t’i quaja mundësi reale. Ishte ky paradoks: je i përqendruar te Championshipi dhe papritur shfaqen njerëz që shohin diçka ndryshe te ti.”

Trajneri i Bayernit shtoi se ndoshta një ditë do të zbulojë më shumë detaje rreth klubeve që e kontaktuan, por, për momentin, preferon të ruajë heshtjen.

“Ishte një paradoks i çmendur në jetën time, nuk mund të them më shumë tani,” – përfundoi ai.

Kështu, sfida kundër Chelsea-t të Enzo Maresca merr një kuptim të veçantë për Kompany, i cili për herë të parë do të udhëheqë Bayern-in në arenën më të madhe të futbollit europian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjekmarkaj sulmon publikisht kryeministrin pd nuk i humbi zgjedhjet rama trukoi procesin 68c9bc74582f2
Lajmi i mëparshëm

Gjekmarkaj sulmon publikisht kryeministrin: PD nuk i humbi zgjedhjet, Rama trukoi procesin

basha dhe guerot diskutojne per thellimin e marredhenieve kosove france 68c9bce0d3b6d
Lajmi i radhës

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë