kompania xai e elon musk blen rrjetin social

Kompania xAI e Elon Musk “blen” rrjetin social X

April 2, 2025
1 minut lexim

Kompania xAI e Elon Musk bleu rrjetin social X sipas një postimi të bërë nga miliarderi i teknologjisë javën e kaluar. Përveç ngjashmërisë në emërtim, kompanitë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën për shkak të integrimit të chatbotit Grok të xAI në rrjetin social X.

X u ble nga xAI përmes një transaksioni që përfshin të gjitha aksionet. Marrëveshja vlerësonte xAI me 80 miliardë dollarë dhe X me 33 miliardë dollarë. Dy kompanitë sipas Musk synojnë të kombinojnë të dhënat, modele, rrjetet kompjuterike dhe fuqinë punëtore.

Postimi i bërë prej Musk ofron shumë pak informacion lidhur me motivet financiare pas marrëveshjes. X, ish rrjeti social Twitter, u ble nga Musk në 2022 për 43 miliardë dollarë.

xAI, njëlloj si kompanitë lider të kësaj industrie, kanë ngritur financime muajt e fundit. Kombinimi i dy kompanive, përveç përfitimeve të mundshme që postimet e mediave sociale mund të kenë për trajnimin e AI, ndihmon në lehtësimin e një pjese të borxhit që Musk mori për privatizimin e Twitter.

Miliarderi bëri një marifet të ngjashëm në vitin 2016 me Tesla, kur prodhuesi i makinave u bashkua me SolarCity për 2.6 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

aktorit te njohur i zhvishen pantallonat ne emisionin e jimmy fallon pas nje hyrjeje spektakolare 67ed7f7b8483f
Story i mëparshëm

Aktorit të njohur i ‘zhvishen’ pantallonat në emisionin e Jimmy Fallon pas një hyrjeje spektakolare

bilall kasami mirepret zyrtaren e be se sigrid brettel projekti i rruges se butiqeve solli perfitime konkrete per qytetaret dhe bizneset 67ed8378a2045
Story i radhës

Bilall Kasami mirëpret zyrtaren e BE-së, Sigrid Brettel: Projekti i Rrugës së Butiqeve solli përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë