komisioni per perfaqesim te drejte dhe adekuat mbetet jofunksional 6990f87b24107

Komisioni për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mbetet jofunksional

February 15, 2026
1 minut lexim

Nuk funksionon Komisioni kuvendor për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i cili u formua në bazë të marrëveshjes mes Frontit Evropian dhe OBRM-PDUKM-së.

Në qershor të vitit 2024, BDI si parti udhëheqëse e koalicionit kishte ofruar votat e saj për riorganizimin e qeverisë, ndërsa në këmbim ishin dakorduar të vihej në funksion ky komision. Por që atëherë, komisioni nuk ka mbajtur kurrfarë punimesh.

E vetmja seancë e mbajtur është ajo konstituive, më 11 nëntor. Pavarësisht kësaj, kreu i komisionit injoron të përgjigjet për arsyet.

“Zotëri Xhaferi, pse nuk funksionon Komisioni Anketues?… Sapo kaloi deputeti Talat Xhaferi i cili është kryetar i Komisionit Anketues për Ndjekjen e Përfaqësimit të Drejtë dhe Adukuat. Megjithatë, ai nuk ishte i gatshëm për të dhënë përgjigje”.
Në fakt, Xhaferi nuk u përgjigj as në thirrjen telefonike dhe as sms-porositë.

Deputetja Ilire Dauti thekson që ata nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes BDI-OBRM-PDUKM pasi një komision i tillë dihej që nuk do të sillte ndonjë dobi.

“Nuk ka pasur edhe ndonjë zhvillim lidhur me atë komision apo atë trup punues brenda Kuvendit. Ka një thënie që thuhet, në qoftë se dëshironi që çështja të mos zgjidhet formoni komisione, pikërisht diçka e atillë i ngjanë”, tha Ilire Dauti, Deputete e ASH-Sela.

Thirrje për seancë pret edhe deputeti nga komuniteti turk, Bejxhan Iljas i cili në kohën e marrëveshjes ishte pjesë e Frontit, por pastaj e braktisi koalicionin.

“Ka pasur vetëm seancë konstituive, ndërsa sipas rregullit, ashtu siç jemi marrë vesh në fillim të këtij mandati, ishte se duhej të ishte aktive dhe presim. Thirrje nuk ka pasur për seancë, por ja çdo ditë flitet, por zyrtarisht ende s’kemi mbledhje”, tha Bejxhan Iljas, deputet.

Sipas marrëveshjes, Komisioni do të duhej të raportonte në Kuvend dy herë në vit për çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore. Edhe pse komisioni nuk e bën punën e vet, opozita shqiptare kritikon se me shfuqizimin e balancuesit përfaqësimi i shqiptarëve është ulur në shumë institucione. Nga ana tjetër, VLEN pretendon se përfaqësimi është rritur për 0,5% pavarësisht mospasjes së mekanizmit balancues.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bilall kasami nga saraji bashkimi i vlen rruge pa kthim pas vendimit te kuvendit qendror 6990f226f1d25
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami nga Saraji: Bashkimi i VLEN rrugë pa kthim pas vendimit të Kuvendit Qendror

nuk dua te dal kristi ne gjendje te renduar shperthen ne lot pas daljes nga muri i shtepise 6990fab56b76c
Lajmi i radhës

“Nuk dua të dal”, Kristi në gjendje të rënduar, shpërthen në lot pas daljes nga muri i shtëpisë

Të fundit nga

ShkoLartë