kombetarja u17 e vajzave nis grumbullimin per miqesoret me malin e zi 68ac9fb3f1947

Kombëtarja U17 e vajzave nis grumbullimin për miqësoret me Malin e Zi

August 25, 2025
min lexim

Kombëtarja e Kosovës për vajza U17 ka nisur grumbullimin e saj të fundit para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, që zhvillohen në tetor.

Gjatë këtij grumbullimi, të përzgjedhurat e trajneres Sanije Krasniqi do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi, të cilat do të shërbejnë si përgatitje direkte për përballjet zyrtare kundër Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Uellsit.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, ky grumbullim vjen pas një kampi treditor të mbajtur në muajin qershor dhe është i fundit para kualifikimeve të Grupit B. Sipas Krasniqit, këto përballje miqësore janë një mundësi e mirë për të parë formën e tyre.

“Këto ndeshje do të na shërbejnë për kualifikimet e tetorit. Jemi në të njëjtin grup me Malin e Zi, kështu që kjo është një përballje e një niveli të njëjtë. Besoj që jemi kundërshtarë të përafërt, por me kualitet, si ekip, kemi avantazh. Po ashtu, në këtë grumbullim kemi ftuar më shumë lojtare nga jashtë vendit, gjë që na ndihmon të rrisim konkurrencën dhe nivelin e ekipit,” –deklaroi përzgjedhësja Sanije Krasniqi.

Në këtë kamp janë ftuar 22 futbolliste, shumica prej të cilave janë vendore, por vërehet një rritje e pjesëmarrjes së vajzave që luajnë në klube jashtë Kosovës. Sipas Krasniqit, disa prej tyre tashmë janë pjesë e projekteve të ekipit A, ndërsa objektivi kryesor është zhvillimi i tyre drejt nivelit senior dhe integrimi në futbollin evropian.

“Detyra jonë është t’i zhvillojmë këto vajza në mënyrë që të bëhen seniore, të gjejnë klube evropiane dhe të rriten profesionalisht. Kjo është gjenerata 2009/2010 dhe është më e mirë se gjenerata e kaluar. Në grupmoshat e reja është gjithmonë sfidë të kesh konkurrencë të fortë në çdo repart, ndërsa në këtë gjeneratë kjo është evidente,” –shtoi Krasniqi.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është e mirë dhe vajzat po punojnë me përkushtim. Futbollistja Leona Maloku tha se grupi është i motivuar dhe me energji pozitive, ndërsa Donjeta Berisha shprehu emocionet për ftesën dhe shansin që i është dhënë për të përfaqësuar Kosovën.

Ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi do të shërbejnë si një test i vlefshëm për të vlerësuar formën aktuale të skuadrës dhe për të përcaktuar formacionin më të mirë për ndeshjet zyrtare që do të zhvillohen në tetor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

emerohen administratore dhe drejtore te rinj ne cerrik ja emrat qe do te marrin pozicionet drejtuese 68ac9f59afdc3
Lajmi i mëparshëm

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

berisha uniforma e veteranit flamur i gjalle i sakrifices sone 68ac9fc338988
Lajmi i radhës

Berisha: Uniforma e veteranit, flamur i gjallë i sakrificës sonë

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë