kombetarja kuqezi pret edhe 2 yje 6953f215a6bdf

Kombëtarja kuqezi pret edhe 2 yje

December 30, 2025
1 minut lexim

Shqipërinë e presin sfida të mëdha në vitin 2026, ku fillimisht do të jetë “Play Off” për një vend në Kupën e Botës, e më pas do të jetë Botërori nëse Shqipëria arrin të sigurojë një biletë.

Por, jo vetëm kaq.Në vitin 2026, Shqipëria do të nisë nga puna për eliminatoret e radhës që do të jenë për Europianin, aty ku kuqezinjtë natyrisht synojnë kualifikimin e dytë radhazi, natyrisht me pak fat në short. Krahas rezultateve, kuqezinjtë shpresojnë që të bindin edhe 2 lojtarë për të luajtur me Shqipërinë.

Nelson Vaiper dhe Brajan Gruda luajtën kundër Shqipërisë U21 në miqësore dhe natyrisht janë dy lojtarë që po bëjnë shumë mirë në Bundesligë e Premier Ligë.

Duke qenë se ende nuk kanë debutuar për Gjermaninë, Vaiper dhe Gruda kanë të drejtë që të zgjedhin Shqipërinë dhe në kampin kuqezi, shpresojnë që diçka e tillë të realizohet pasi do të ishin vlerë e madhe e shtuar në sulm.

Të dy lojtarët duket se janë në pritje të ftesës së Gjermanisë, por gjithçka mund të ndodhë dhe nuk është çudi që Shqipëria t’i ketë shumë shpejt pjesë të kontingjentit të saj për të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balluku rrezik te arratiset zbardhet vendimi i gjykates qe la ne fuqi masen e ndalimit te kerkuar nga spak pir zv kryeministren 6953f1b59bbb1
Lajmi i mëparshëm

“Balluku rrezik të arratiset”/ Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK pir zv.kryeministren

balluku rrezik te arratiset zbardhet vendimi i gjykates qe la ne fuqi masen e ndalimit te kerkuar nga spak per zv kryeministren 6953f2c2e9cc3
Lajmi i radhës

“Balluku rrezik të arratiset”/ Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Të fundit nga

ShkoLartë