Kombëtarja A e Kosovës në volejboll për meshkuj ka mbërritur sot në Riga të Letonisë, në fluturimin e realizuar përmes Shkupit, për ndeshjen e fundit të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026.
“Djemtë po gëzojnë formë të mirë fizike dhe atmosferë pozitive në skuadër.
Gjatë ditës së sotme, trajneri Dejan Prebiraçeviç është përqendruar në aktivitete të lehta fizike, ndërsa stërvitjen kryesore ekipi do ta zhvillojë nesër në orën 17:00″., njofton FVK.
Letonia – Kosova
E shtunë, 16 gusht 2025
Ora 18:30 (sipas kohës në Kosovë)
Burimi: botasot.info


