Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, të hënën ka miratuar listën e propozuar të komisionit të sportit për 10 bursistë “Shpresa Olimpike 2026”, të cilët mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
“Bursistët vijnë nga sporte të ndryshme dhe sipas rregullores përkatëse të MKRS do të mbështeten me nga 150 euro në muaj”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Në muajin janar 2026, sipas këtij njoftimi, do të përzgjedhet një tjetër listë më e gjerë me bursistë, të cilët do të mbështeten nga të hyrat e KOK-ut.
Këtë vit, KOK ka mbështetur 46 bursistë “Shpresa Olimpike 2025”.

Lista
Burimi: botasot.info


