kodra furnizimi ma barna esenciale ka probleme

Kodra: Furnizimi ma barna esenciale ka probleme zinxhirore

August 12, 2025
1 minut lexim

Qytetarët të cilët kanë nevojë për të marrë trajtim në QKUK apo edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare, po përballen me mungesa të shumta të barërave.

Shumicën e tyre ata po detyrohen që t’i blejnë, duke ua varfëruar goxha shumë xhepat.

Kjo temë kaq me rëndësi u trajtua sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova dhe Radio Klan Kosova FM me Besim Kodrën, nga Shoqata e Pacientëve.

Kodra tregoi se pse po mbizotëron kjo gjendje në institucionet shëndetësore.

“Furnizimi me barna esenciale ka probleme zinxhirore. E para, nuk ka një planifikim shumë të mirë të furnizimit me barëra, e dyta nuk ka një zbatim të mirë të kontratave, e treta pacientët jo çdoherë janë të njoftuar se barërat në Qendrat e Mjekësisë Familjare mund t’i marrin falas”, deklaroi ai.

“Më kujtohet vitin e kaluar, Ministria thonte se furnizimi me barna është diku 70% të listës esenciale, dhe kur i pyetnim pacientët dilte diku 27-28%. Dhe kjo është një diskrepancë e madhe”, deklaroi Kodra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sot zhvillohet provimi i matures shteterore per afatin e gushtit jane paraqitur 1 118
Lajmi i mëparshëm

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

ali ahmeti kujton ngjarjet e lubotenit kjo masaker eshte deshmi e gjalle e cmimit qe shqiptaret kane paguar per liri barazi dhe dinjitet 689b19096262e
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti kujton ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet

Të fundit nga

ShkoLartë