kodi zgjedhor sali vlen eshte per gjithperfshirje te te gjitha etnive te votoje edhe diaspora 69796f614cd93

Kodi zgjedhor, Sali: VLEN është për gjithpërfshirje të të gjitha etnive, të votojë edhe diaspora

January 28, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali në intervistën për “ZOOM” në TVM2 lidhur me Kodin zgjedhor ka thënë se përderisa nuk është shtruar kjo deri te çdo faktor politik që të diskutohet rreth një teme të caktuar, gjithçka është e hapur.

Sipas tij, madje VLEN është për gjithpërfshirje të të gjitha etnive dhe grupeve që jetojnë në vend tonë.

“Kompromise dhe zgjidhje mund të gjenden, pasi ne nuk jemi të prerë për një model i cili mund të jetë më i mirë dhe tjerët s’bëjnë, përkundrazi te të gjitha modelet mund të gjenden elemente që i konvenojnë njërës ose palës tjetër. Në parim VLEN është për gjithprfshirje të të gjitha etnive dhe grupeve që jetojnë në vendin tonë. Gjithpërfshirja, nënkupton mirëqenie etnike apo sociale në vend, duhet të dëgjohet zëri i secilit në Kuvend, kërkesa e të gjitha etnive që kontribuojnë në vendin tonë”, ka thënë ai.

Ai këtu ka përmendur edhe pjesëmarrjen e diasporës gjatë procesit zgjedhor si aspekt të rëndësishëm.

“Një element që dua ta cekë është pjesëmarrja e diasporës gjatë procesit zgjedhor e cila për fat të keq në forma të ndryshme është izoluar. Sot ajo mund të votojë ashtu siç ka bindje pasi ata jetojnë dhe kontribuojnë në ngritjen dhe zhvillimin e këtij vendi. Vota dhe kontributi i saj në te ardhmen do të jetë shumë i rëndësishëm dhe e përkrahim këtë iniciativë, është një nga propozimet tona që mund të shtrohet në ndonjë debat që mund të hapet mes faktorëve politik në të ardhmen”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e kam armike ne loje kunatat perplasen ne prime 697955b19647e
Lajmi i mëparshëm

“E kam armike në lojë”, kunatat ‘përplasen’ në Prime

ash sela gjykata kushtetuese hapi lende per ankesen tone ndaj safe city dhe u konfirmua se jemi brenda afatit taravari le te merret me parkingje 6979700ca7ec0
Lajmi i radhës

ASH-SELA: Gjykata Kushtetuese hapi lëndë për ankesën tonë ndaj “Safe City” dhe u konfirmua se jemi brenda afatit, Taravari le të merret me parkingje

Të fundit nga

Muani përfshihet në një aksident trafiku

Ylli i Tottenhamit, Randal Kolo Muani, ka qenë i përfshirë në një aksident automobilistik. Fatmirësisht, raportohet se ai ka dalë pa lëndime nga përplasja, raporton “The Sun”. Aksidenti ndodhi pasi i shpërtheu
ShkoLartë