kodi i ri penal zhvillohet tryeza e pare konsultuese me gjyqtare e prokurore 68c84ed9d42e2

Kodi i ri Penal, zhvillohet tryeza e parë konsultuese me gjyqtarë e prokurorë

September 15, 2025
1 minut lexim

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Grupin e Punës për hartimin e Kodit të Ri Penal zhvilloi sot tryezën e parë konsultuese me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë dhe përmbarues gjyqësorë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë diskutimi i hapur, aktiv dhe gjithëpërfshirës solli perspektiva profesionale e sugjerime konkrete, veçanërisht mbi krimet kundër sistemit të drejtësisë.

“Kjo tryezë shënon fillimin e një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës konsultimesh me të gjithë aktorët, për të garantuar një Kod Penal modern, koherent dhe në shërbim të drejtësisë!”, njoftoi Ministria e Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Për draftin e Kodit të ri Penal janë parashikuar që të zhvillohen rreth 25 tryeza konsultimi publik.

Drafti i parë i Kodit të ri Penal u paraqit më 25 korrik pas një pune voluminoze disavjeçare nga një grup ekspertësh i udhëhequr nga Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, prof. Arben Rakipi.

Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Drejtësisë me aktorët e sistemit të drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë, universitetet, shoqërinë civile, mediet dhe qeverinë si pjesë e angazhimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një domosdoshmëri për forcimin e Shtetit të së Drejtës.

Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar deri më tani 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti pas punimeve nentokesore vijon asfaltimi dhe ndricimi publik ne rrugen 157 68c84d7267741
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

goditje e rende per paqaraden ka keputur ligamentin ne debutim me heidenheimin 68c84f341bcfb
Lajmi i radhës

Goditje e rëndë për Paqaradën, ka këputur ligamentin në debutim me Heidenheimin

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë