kociu pasurite e krimit nuk do te trashegohen do ti sherbejne komunitetit hapet thirrja per financimin e projekteve 6989c2b6f1f3b

Koçiu: Pasuritë e krimit nuk do të trashëgohen, do t’i shërbejnë komunitetit. Hapet thirrja për financimin e projekteve

February 9, 2026
min lexim

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu këtë të hënë tha se pasuritë e përfituara nga veprimtaria kriminale nuk do të gëzohen dhe nuk do të trashëgohen, por do të kthehen në shërbim të interesit publik.

Sipas saj, parat dhe pronat që burojnë nga droga, mashtrimi apo forma të tjera të kriminalitetit nuk janë më simbol fuqie dhe privilegji, por do të rikthehen aty ku u përkasin, tek fëmijët, familjet, komunitetet në nevojë dhe viktimat e dhunës.

Sakaq, ajo njoftoi se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka hapur Thirrjen për Financim Projektesh, një mundësi e dedikuar për organizatat jofitimprurëse që synojnë të shndërrojnë pasurinë e konfiskuar të krimit në projekte me impakt real shoqëror. Fondi total në dispozicion është 150,000 euro, i krijuar jo nga buxheti i qytetarëve, por nga pasuritë e konfiskuara të krimit, që rikthehen në dobi të shoqërisë. Qëllimi i mbështetjes financiare është parandalimi i kriminalitetit dhe rehabilitimi social, kulturor dhe shëndetësor i shtresave në nevojë, veçanërisht i personave dhe grupeve të prekura ose të rrezikuara nga krimi i organizuar, trafikimi dhe forma të tjera të kriminalitetit.

Ministrja Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale ftoi të gjitha organizatat e shoqërisë civile, që të aplikojnë e të bëhen pjesë e një përpjekjeje të përbashkët, ku pasuritë e krimit shndërrohen në shpresë, mbështetje dhe zhvillim për komunitetin.

Fushat prioritare të ndërhyrjes përfshijnë, ndër të tjera:

-rehabilitimin social, kulturor dhe shëndetësor të shtresave në nevojë;

-parandalimin e kriminalitetit dhe riintegrimin e personave të prekur nga krimi;

-asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të krimit të organizuar dhe trafikimit;

-rehabilitimin dhe trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike;

-mbrojtjen e të drejtave të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në krye të detyrës;

-asistencën dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut të qenieve njerëzore.

Sipas njoftimit të Koçiut, aplikimi është i hapur për organizata jofitimprurëse të regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë në objektin e veprimtarisë së tyre një ose më shumë nga këto fusha. Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 9 mars 2026. Informacione të detajuara mbi kriteret, dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit gjenden në faqen zyrtare të AAPSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bloomberg ministrat britanike do ti kerkojne starmer te jape doreheqjen ose do largohen vete 6989c1ca5a3a9
Lajmi i mëparshëm

Bloomberg: Ministrat britanikë do t’i kërkojnë Starmer të japë dorëheqjen, ose do largohen vetë

kimberly west te akuzuarit kane kryer krime per te pasur kontroll ne te gjithe kosoven 6989c2b954c5c
Lajmi i radhës

Kimberly West: Të akuzuarit kanë kryer krime për të pasur kontroll në të gjithë Kosovën

Të fundit nga

Almir Kryeziu, Ylli i Javës

Almir Kryeziu, futbollisti i FC Ballkanit, është shpallur për herë të dytë në këtë edicion “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës, çmim që ndahet nga Federata e Futbollit e Kosovës në
ShkoLartë